☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,741 ▲ +0.21% ETH $2,688 ▲ +0.73% XRP $1.4864 ▲ +0.16% SOL $119.7600 ▲ +1.06%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
04 Tet 2026
Breaking
Sporti

Drita nuk gabon, Malisheva fiton dramën ndaj Prishtinës

Skuadra e Dritës ka bërë një hap shumë të madh drejt mbrojtjes së titullit kampion, pasi ka shënuar fitore minimale ndaj Prishtinës së Re, me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në kuadër të xhiros së 32-të në Albi Mall Superligë. Golin e […]

Skuadra e Dritës ka bërë një hap shumë të madh drejt mbrojtjes së titullit kampion, pasi ka shënuar fitore minimale ndaj Prishtinës së Re, me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në kuadër të xhiros së 32-të në Albi Mall Superligë.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia, në minutën e 40-të, pasi më herët Kristal Abazaj u pengua në zonë. Kontribut të rëndësishëm në këtë fitore pati edhe portieri Faton Maloku, i cili u dallua me disa pritje vendimtare.

Pas kësaj fitoreje, Drita kryeson renditjen me 63 pikë, tetë më shumë se Ballkani, që ka një ndeshje më pak, duke u afruar ndjeshëm drejt titullit kampion. Në anën tjetër, Prishtina e Re mbetet në fund të tabelës me 28 pikë, duke vështirësuar dukshëm gjasat për mbijetesë.

Ndërkohë, një ndeshje tejet dramatike u zhvillua po ashtu në Hajvali, por në stadiumin me bari natyral, ku Malisheva triumfoi ndaj Prishtinës me rezultat 1:0, falë një goli të shënuar në minutën e pestë të kohës shtesë.

Hero i kësaj përballjeje ishte Altin Aliu, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe realizoi me kokë në portën e zbrazët, pas një ndërhyrjeje paraprake të portierit Altin Gjokaj.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me raste të shumta për të dyja skuadrat, të cilat gjatë takimit goditën edhe shtyllën. Takimi u karakterizua edhe nga tensioni në minutat e fundit, ku të dyja ekipet mbetën me nga një lojtar më pak në fushë. Gjorgje Shaletiq u përjashtua te Prishtina në minutën e 77-të, ndërsa Etnik Brruti te Malisheva në minutën e 92-të pas kartonit të dytë të verdhë.

Me këtë fitore, Malisheva forcon pozitën e tretë në tabelë me 52 pikë, ndërsa Prishtina mbetet prapa me shtatë pikë më pak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.