“Dukagjini” gati për vitin e ri shkollor, nis shitja e librave
Shtëpia botuese “Dukagjini” dhe libraria tashmë janë gati për vitin e ri shkollor. Sot zyrtarisht ka nisur shitja e librave, derisa janë zgjatur oraret dhe shtuar stafi në libraritë e Dukagjinit, për t’iu përgjigjur fluksit të pritshëm. Interesimi i prindërve u pa qysh në ditën e parë.
Gjithçka është gati.
Nga kjo e hënë, prindërit do të mund të furnizohen për fëmijët e tyre me tekstet shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini”.
Dyert tashmë janë hapur në pikën kryesore në qendër të Prishtinës, tek sheshi “Nënë Tereza”.
“Ne si libraria Dukagjini që me javë jemi duke bërë përgatitje të pandalshme që kur të fillojmë qarkullimin e librave shkollor të kemi një mundësi të mirë dhe të marrim të gjithë nevojën e prindërve që të japim mundësinë e blerjes dhe shfrytëzimit të tyre. Ne jemi të përgatitur, stafi janë të përgatitur dhe jemi të furniznuar me të gjithë librat e nevojshëm”, deklaroi Elvin Blakaj, Libraria “Dukagjini”
Blakaj foli edhe për interesimin e prindërve.
“Si gjithmonë interesimi është enorm ju e keni pa menjëherë me hapjen e dyrve ne i kemi prit klientët të dera dhe nuk është viti i parë është çdo vit kështu se tash edhe për shkak të përgatitjeve që i kanë bërë prindërit më herët shkollat më herët dhe e dijnë sakt se kur do vijnë t’i blejnë”, tha Elvin Blakaj, Libraria “Dukagjini”
Veç sheshit “Nënë Tereza”, në Prishtinë është edhe pika tjetër në “Dukagjini Residencë”.
“Kjo është pika mobile e Librarisë ‘Dukagjini’ dhe kjo pikë hapet vetëm për shitjen e teksteve shkollore duke marrë parasysh numrin e vogël të librarive, hapësirat e vogla kjo pikë hapet që ta bëjmë një eksperincë sa më të mirë për prindërit”, vijoi Klarita Demiri, Libraria “Dukagjini”.
Demiri foli edhe për botuesit tjerë që gjenden në librari.
“Ne këtu i kemi të gjithë botuesit duke filluar nga shtëpia botuese ‘Dukagjini’, ‘Libri Shkollor’, ‘Albasi’, më mirë të themi se ne dëshirojmë që prindërit duke marrë parasysh që kanë përzgjedhje të ndryshme të botuesit të vijnë në secilën pikë të librarisë dhe të furnizohen”, tregoi Klarita Demiri, Libraria “Dukagjini”
Tekste shkollore, nxënësit do të kenë mundësi të blejnë edhe në pikën tjetër të Librarisë “Dukagjini”, atë në qendrën tregtare “Prishtina Mall”.
Ndryshe nga pikat tjera në Prishtinë, këtu prindërit do të kenë mundësi të blejnë tekstet shkollore edhe në ditët e vikendit.
Por, jo vetëm në kryeqendrën kosovare, të miturit dyert e librarisë Dukagjini do t’i kenë të hapura edhe në komunën e Pejës.
Numër i madh i prindërve qenë prezentë qysh në ditën e parë të nisjes së shitjes së teksteve shkollore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.