De Bruyne drejt largimit nga Napoli dhe Italia në janar, kontakte me PSV-në
Kevin De Bruyne mund të largohet nga Serie A që në merkaton e janarit. Sipas zërave nga Holanda, PSV dëshiron të blejë mesfushorin belg të Napolit. E përditshmja “De Telegraaf” shkruan se ka pasur kontakte me njerëzit afër KDB, që nuk është kundër një lëvizjeje të mundshme në merkaton e dimrit.
Një konfirmim tjetër ky për faktin se mes lojtarit belg dhe Napolit nuk lulëzoi kurrë dashuria. Pas një viti e gjysmë me fanellën e këtij ekipi, aventura e De Bruyne mund të jetë drejt fundit.
Napoli nuk pritet të vendosë barrikada, nëse De Bruyne dëshiron të ndryshojë ambient. Ish-lojtari i City iu bashkua Napolit me parametra zero, kështu që Manna dhe De Laurentiis mund ta lënë të largohet edhe pa fituar asgjë. Në këtë rast klubi do të kursente pagën e mesfushorit, rreth 6 milionë euro neto, si dhe do të zgjidhte një “problem” në dhomën e zhveshjes. Dihet që KDB nuk ka pasur ndonjë lidhje të veçantë me skuadrën dhe qytetin. Zënka me Luça-n në fushë ndaj Portos mund të jetë krisja përfundimtare me grupin.
PSV ka bërë edhe më parë transferime të kësaj natyre, si Ivan Perisic dhe Mario Gotze. Skuadra holandeze ka nevojë për talent, pa parë moshën e lojtarit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.