🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,693 ▼0.83%
DOW 52,701 ▼0.29%
NASDAQ 26,337 ▼1.37%
NAFTA 99.83 ▲2.76%
ARI 4,092 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,886 ▼ -1.69% ETH $2,411 ▼ -1.98% XRP $1.3281 ▼ -1.89% SOL $105.0000 ▼ -1.22%
S&P 500 7,693 ▼0.83 % DOW 52,701 ▼0.29 % NASDAQ 26,337 ▼1.37 % NAFTA 99.83 ▲2.76 % ARI 4,092 ▼1.39 % S&P 500 7,693 ▼0.83 % DOW 52,701 ▼0.29 % NASDAQ 26,337 ▼1.37 % NAFTA 99.83 ▲2.76 % ARI 4,092 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Dy raste të rënda të dhunës familjare, Prokuroria kërkon masa sigurie për të dyshuarit

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedurë kundër një personi për veprën penale “Rrezikim i sigurisë”, sipas nenit 144, paragrafi 3, në lidhje me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal.

Sipas njoftimeve nga Prokuroria Publike, i dyshuari, 56 vjeçar, për një periudhë të gjatë kohore ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të tyre, të moshës 18 dhe 15 vjeç. Edhe pse ai shfaqte vazhdimisht sjellje agresive, familja nuk e kishte denoncuar asnjëherë nga frika. Situata kulmoi kur vajza 15-vjeçare, e paaftë të përballonte më tej kërcënimet, fyerjet dhe presionin e vazhdueshëm nga i ati, u përpoq t’i japë fund jetës së saj.

Ndërkohë, procedurë hetimore është hapur edhe kundër një 33-vjeçari nga Shkupi, i cili ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Më 20 qershor, ai e tërhoqi me forcë drejt një automjeti, duke e kërcënuar, ndërsa në një moment tentoi ta godiste me një shishe qelqi. Gruaja arriti të hapte derën e automjetit dhe të hidhej jashtë, por i dyshuari ndaloi automjetin dhe u përpoq ta detyronte të kthehej brenda. Si pasojë e dhunës, ajo pësoi lëndime trupore. Veprimi i tij kualifikohet si vepër penale sipas nenit 130, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Për të dy rastet, prokurori kompetent i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masave të sigurimit, të cilat përfshijnë: ndalimin e largimit nga vendbanimi, detyrimin për paraqitje të rregullt në gjykatë, konfiskimin e përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit, ndalimin e afrimit dhe të çdo forme kontakti me të dëmtuarit, si dhe ndalimin e frekuentimit të vendeve ku ata qëndrojnë ose lëvizin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.