☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 74.29 ▲0.58%
ARI 4,207 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $63,936 ▲ +0.36% ETH $1,724 ▲ +0.55% XRP $1.1269 ▼ -0.22% SOL $72.0900 ▼ -1.13%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.29 ▲0.58 % ARI 4,207 ▲0.11 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.29 ▲0.58 % ARI 4,207 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
23 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Dyndja kineze në Shqipëri, ekspertët: Zhvillim për ekonominë, por duhet me shumë kontroll

Ekspertët thonë se dyndja e investimeve kineze në Shqipëri është e lidhur edhe me zhvillimet në ekonominë globale, vecanërisht rënien e interesave në tregjet financiare 
“Investitorë të rëndësishëm në Lindjen e Largët dhe Kinë kanë rezerva të mëdha likuiditeti. Në qoftë se më parë këto rezerva investoheshin në bonde të qeverisë amerikane apo aksione tani kinezët duan që në vend që të kenë letra me vlerë në duar duan kompani që prodhojnë”, shprehet Ardian Hackaj, Drejtori i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Për Ilia Kriston ardhja e kapitalit kinez është një zhvillim i mirëpritur për ekonominë.
“Në çdo rast ky është një lajm i mirë por do ishte një lajm i mirë kur Shqipëria të jetë e qartë mbi detyrimet që merr përsipër dhe sa të sigurtë jemi që ato do ti zbatojnë angazhimet që marrin në kushtet e investimeve të drejt për drejta të huaja”, thotë Ilia Kristo, Profesor i biznesit ndërkombëtar, fakulteti i Ekonomisë.
Ndaj sipas ekspertëve, Shqipëria duhet të vendosë një kontroll më të fortë mbi investimet e huaja për të shmangur përvojat negative të së shkuarës.
“Sepse dhe po i shitëm dhe 5 gjëra që na kanë ngelur, problemi është që investitorët duhet të provojnë sa  eksporte gjenerojnë, sa vende pune krijojnë, sa vlerë krijojnë në vend, sa nuk ndotin mjedisin”, thotë Kristo.
“Duhen bërë kujdes nëse janë bazuar në Kinë, apo në Hong Kong dhe kemi prapë një lëvizje aksionesh në zona offshore” shprehet Hackaj.
Kompanitë kineze kanë blerë së fundmi dy nga koncesionet më të mëdha në vend, aeroportin e Rinasit dhe vendburimin e Patos Marinzës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.