☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.22 ▼0.09%
ARI 4,477 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,675 ▼ -2.04% ETH $2,454 ▼ -2.14% XRP $1.3987 ▼ -3.68% SOL $101.9300 ▼ -2.14%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.22 ▼0.09 % ARI 4,477 ▼1.38 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.22 ▼0.09 % ARI 4,477 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
05 Sep 2026
Breaking
Kronika

Dyshohet se ndihmoi për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Sajmir Kolaveri, i akuzuar nga drejtësia shqiptare si ndihmës në vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, është ekstraduar nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme.

Kolaveri dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për vrasjen e 22-vjeçarit, dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet, Mamurras.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka caktuar këtij Kolaverit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

SPAK zbardhi vrasjen e 22-vjeçarit në shtator duke çuar në arrestimin e 3 personave dhe shpalljen në kërkim të porositësit. Në pranga kanë rënë Sabah Nuzi, vrasësi i cili është paguar nga porositësi Aurel Hoxha 50 mijë euro për eliminimin e 22-vjeçarit, Samet Loka dhe Sajmir Kolaveri, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ndërmjetësit dhe ndihmësit në vrasje. Sabah Nuzi, i akuzuar nga SPAK si vrasës me pagesë, ashtu si familja Lleshi, është nga Burreli, dhe mendohet që me Klevisin, të cilin e vrau e më tej e groposi, të ketë pasur edhe njohje e miqësi.

Aurel Hoxha, i njohur ndryshe me emrin Aurelinjo Kalaveri, urdhëroi vrasjen e 2-vjeçarit për tu hakmarrë për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012, nga Arben Lleshi, kushëriri i 22-vjeçarit.

Dy fiset janë përfshirë në një sagë hakmarrjesh, të nisur në vitin 2012, kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë. Një vit më pas, më 30 tetor 2013, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi.

Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën pas rreth 2 vite e gjysmë nga banorë të zonës. Arben Lleshi po vuante dënimin me burg përjetë në burgun e Peqinit, kur në vitin 2023 u vra nga Sokol Mjacaj. Ai u qëlloi me armë brenda në qeli, dhe dyshohet se vrasja ka qenë vazhdë e kësaj hakmarrjeje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ekstradohet nga Italia, pjesëtari i një grupi kriminal.
Ai akuzohet nga GjKKO-ja, se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e një shtetasi, më datë 05.08.2020, për gjakmarrje, dhe për fshehjen e kufomës, në Mamurras.
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit:
-Sajmir Kolaveri., 44 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 25.09.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 05.08.2020, shtetasi S. K. ka bashkëpunuar me pjesëtarë të grupit, për vrasjen e shtetasit K. Ll., dhe më pas për transportimin dhe varrosjen e kufomës, në fshatin Shpërdhet, Mamurras.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.