Tjetër “bombë” në Kategorinë e Parë, largohet trajneri i njohur dhe i besohet ekipi lojtarit që e mbyll menjëherë me futbollin e luajtur
Ramadan Ndreu dha dorëheqjen si trajner i Kastriotit pas humbjes me Bylisin, ndërsa veterani Sokol Neziri vendosi të mbyllë karrierën si futbollist për të marrë drejtimin e ekipit.
Klubi i Pogradecit nuk është i vetmi që ka ndërruar sot trajner në Kategorinë e Parë. Edhe ne radhët e Kastriotit ka ndodhur një ndryshim drastik.
“Panorama Sport” mëson se Ramadan Ndreu nuk është më trajneri i skuadrës krutane, pasi është larguar nga drejtimi i ekipit duke dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes me Bylisin. Megjithatë, skuadra nuk ka mbetur shumë gjatë pa trajner, pasi drejtuesit kanë marrë një vendim të shpejtë, duke ia besuar atë veteranit Sokol Neziri.
Ky i fundit, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, duke nisur menjëherë këtë karrierë të re në radhët e klubit krutan, pjesë e të cilit ka qenë së fundmi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.