⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,364 ▲ +0.24% ETH $2,334 ▼ -0.2% XRP $1.2948 ▲ +2.07% SOL $100.8600 ▲ +0.86%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Opinion

Edi Rama, epoka jote ka mbaruar

Nga LUAN RAMA

Edi Rama, ju deklaroni se do të ndëshkohen ata që bëjnë thirrje për protestë në rrjetet sociale. Kjo është absurde dhe antikushtetuese. Kushdo ka të drejtë të protestojë e të thërrasë të tjerët të protestojnë e padyshim jo të dëmtojë, të plaçkisë e të djegë institucionet. E drejta e protestës është një e drejtë legjitime që ia jep një Republikë Demokratike e së Drejtës, e Shtetit ligjor, e Pluralizmit politik dhe e Fjalës së Lirë. Një kryeministër nuk mund të dalë mbi kushtetutën. Vetëm në epokën e George Orwell, autorit të romanit antitotalitar “Viti 84” mund të ndodhte diçka e tillë. “Viti 84” është shembur prej kohësh në Shqipëri.

Edi Rama, epoka jote ka mbaruar dhe kjo sepse shteti që drejton është nga më të korruptuarit në Evropë dhe vargu i ish-ministrave, ish-deputetëve të korruptuar dhe që presin të gjykohen nuk ka të sosur. Duhet të kuptosh se korrupsioni etatik ka marrë fund. Mjaft më me shkopinjtë e gomës, plumbat plastikë, autoblinda dhe dhunën ndaj rinisë. Nëse njerëzit protestojnë sot ata duan t’i japin fund korrupsionit, duan që një shtet të qeveriset jo nga “UNI” por nga një qeverisje kolegjiale që ti shërbejë popullit dhe jo interesave të vogla partiake. Mjaft më. Largohu! Një qeveri teknike me specialistë të njohur e njerëz të meritës do ta qeverisë këtë vend gjer në zgjedhjet e ardhëshme. Shteti i sotëm ka fytyrën e një shteti diktatorial.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.