Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 08 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.14 ▲5.25%
ARI 4,090 ▼1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,269 ▼ -2.27% ETH $1,740 ▼ -2.67% XRP $1.0908 ▼ -2.64% SOL $77.5100 ▼ -4.57%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.14 ▲5.25 % ARI 4,090 ▼1.63 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.14 ▲5.25 % ARI 4,090 ▼1.63 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Arte

Edicioni V i Gjon Mili Jazz & Blues Festival, mbrëmje ndërkombëtare mes xhazit, traditës dhe improvizimit

Ky aktivitet do të zhvillohet në teatrin e hapur “Mirush Kabashi”, pranë Liqenit Artificial. Me hyrje të lirë, festivali sjell në një mbrëmje të vetme tre projekte artistike ndërkombëtare që bashkojnë muzikantë nga Italia, Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Bosnja e Hercegovina, së bashku me disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare të xhazit.

Me hapjen e programit, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë për herë të parë në Shqipëri saksofonisten dhe kompozitoren austriake Yvonne Moriel, fituese e Austrian Jazz Award 2024 në kategorinë Best Newcomer. Një nga emrat më premtues të skenës së re evropiane të xhazit, Moriel sjell një muzikë që ndërthur xhazin bashkëkohor, improvizimin dhe elemente elektronike.

Në këtë koncert ajo do të shoqërohet në piano dhe tastierë nga Gent Rushi, pianist xhaz, kompozitor, aranzhues dhe një nga figurat më të rëndësishme të zhvillimit të xhazit shqiptar, ndërsa në bateri do të jetë Besjan Herri, një nga instrumentistët më aktivë të brezit të ri shqiptar. Së bashku ata do të prezantojnë një repertor me kompozime origjinale nga Moriel dhe Rushi që krijojnë një dialog artistik mes skenës austriake dhe asaj shqiptare të xhazit.

Më pas do të ngjitet në skenë Gert Kapo Quartet, projekti i pianistit dhe kompozitorit shqiptaro-gjerman Gert Kapo, i cili prej vitesh ndërton një gjuhë muzikore ku traditat ballkanike, ritmet orientale dhe xhazi bashkëkohor bashkohen në një tingull origjinal. Muzika e tij ndërthur motive tradicionale, improvizimin modern, ndikime nga World Music, funk, latin dhe ritmet mesdhetare, duke krijuar një univers tingullor plot ngjyra dhe identitet.

Ai shoqërohet nga: Epaminondas Ladas (Greqi) në kitarë dhe oud me një tingull të rafinuar dhe thellësisht mesdhetar; Armin Alic (Gjermani/Bosnjë dhe Hercegovinë) basist me përvojë të gjatë në World Music, Blues dhe Jazz; Mirek Pyschny (Poloni) në bateri, i cili lëviz me natyrshmëri mes xhazit, World Music, Hip-Hop. Koncerti premton një udhëtim muzikor ku Ballkani, Mesdheu dhe Evropa bashkëkohore dialogojnë natyrshëm përmes improvizimit dhe krijimtarisë.

Mbrëmja do të vijojë me Pierpaolo Petta & Andi Kongo Trio (Itali–Shqipëri). Fizarmonicisti dhe kompozitori arbëresh Pierpaolo Petta ka performuar në skena prestigjioze në Itali dhe jashtë saj, ndërsa krijimtaria e tij përfshin albume, kolona zanore dhe botime kushtuar muzikës arbëreshe. Petta do të shoqërohet nga: Andi Kongo, pianist xhazi, kompozitor dhe aranzhues që ndërthur xhazin bashkëkohor me traditën muzikore shqiptare; Arbin Alimeri, një nga basistët me aktivitet prej më shumë se tre dekadash në skenën e xhazit, World Music dhe muzikës tradicionale shqiptare; si dhe Emiljan Dhimo, një nga bateristët më aktivë të xhazit bashkëkohor shqiptar, i njohur për ndërthurjen e estetikës së xhazit evropian me ritmet dhe ngjyrimet muzikore ballkanike.

Së bashku ata do të interpretojnë një repertor me këngë popullore shqiptare dhe arbëreshe, të ripërpunuara në stilin xhaz, duke krijuar një dialog mes trashëgimisë kulturore të dy brigjeve të Mesdheut dhe improvizimit bashkëkohor.

Edicioni i pestë i Gjon Mili Jazz & Blues Festival do të moderohet nga Stenaldo Mëhilli.

Zhvillimi i këtij festivali konfirmon edhe një herë misionin e tij për të sjellë në Tiranë artistë të nivelit ndërkombëtar, për të promovuar bashkëpunimet mes muzikantëve shqiptarë dhe atyre evropianë, si dhe për të krijuar ura të reja dialogu përmes gjuhës universale të xhazit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.