☁️
Tiranë 29°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,673 ▲1.07%
DOW 52,605 ▲1.04%
NASDAQ 26,415 ▲1.28%
NAFTA 99.19 ▼3.21%
ARI 4,411 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $78,767 ▲ +1.98% ETH $2,613 ▲ +7.12% XRP $1.4038 ▲ +3.51% SOL $103.5300 ▲ +3.73%
S&P 500 7,673 ▲1.07 % DOW 52,605 ▲1.04 % NASDAQ 26,415 ▲1.28 % NAFTA 99.19 ▼3.21 % ARI 4,411 ▲0.08 % S&P 500 7,673 ▲1.07 % DOW 52,605 ▲1.04 % NASDAQ 26,415 ▲1.28 % NAFTA 99.19 ▼3.21 % ARI 4,411 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Kronika

“Eksodi”, policia ndalon dhjetra persona të largohen nga porti i Durrësit

Disa dhjetëra shqiptarë nuk janë lejuar natën e kaluar të kalojnë kufirin nga porti detar i Durrësit drejt zonës Shengen me tragetet e linjave detare.

Fluksi i madh i largimeve nga vendi me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së ka shtuar ndjeshëm kontrollin ndaj udhëtarëve në këtë vendkalim kufitar, raporton TCH.

Autoritetet e kufirit kërkojnë plotësimin e kërkesave për çdo udhëtar që do të lëvizë drejt zonës Shengen. Natën e kaluar, shumë prej tyre u refuzuan për mungesë të mjeteve monetare, apo ftesave zyrtare nga i afërmi pritës që jeton në vendet e BE-së. Në rastet kur dyshohet për qëllimin e udhëtimit, nuk pranohen ftesat e dërguara në rrugë elektronike.

“Nuk më lejuan sepse nuk kisha garancinë. Do të shkoja te daja në Bari. Nesër pres të ma sjellë garancinë dhe do iki. Kam udhëtuar edhe herë të tjera, kurrë nuk kam pasur probleme. Tani i ka kapur fiksimi”, thotë një person i kthyer.

Mes të refuzuarve ka edhe familjarë me fëmijë të vegjël apo persona të cilëve më parë u është refuzuar hyrja në vendet e BE-së.

Kontrollorët e kufirit kërkojnë nga udhëtarët që të tregojnë ftesat zyrtare nga pritësit, mjetet monetare (jo më pak se 50 euro për ditë qëndrimi) si dhe të specifikojnë vendin e qëndrimit në zonën Shengen, përmes rezervimit të hotelit apo adresës ku do të qëndrojnë.

Gjithashtu, mungesa e veshjeve të mjaftueshme për të përballuar një udhëtim disaditor, në jo pak raste është bërë shkak për refuzimin e kalimit të kufirit shqiptar ditët e fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.