☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 92.99 ▲0.9%
ARI 4,293 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,557 ▼ -2.69% ETH $2,650 ▼ -3.1% XRP $1.4686 ▼ -7.84% SOL $113.4300 ▼ -3.46%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 92.99 ▲0.9 % ARI 4,293 ▼0.59 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 92.99 ▲0.9 % ARI 4,293 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Bota

”El Mundo”: Rusia, e gatshme për sulme me dronë nga deti ndaj Italisë, Francës dhe Spanjës

MADRID, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Rusia po përgatitet për sulme të reja me dronë në Evropë, por këtë herë do të vërë në shënjestër vendet mesdhetare: Francën, Spanjën dhe madje edhe Italinë, raporton gazeta spanjolle *El Mundo*, sipas së cilës agjencitë e inteligjencës amerikane kanë mbledhur informacione mbi planet e Kremlinit për përshkallëzim dhe i kanë ndarë ato me disa qeveri evropiane.

“Ata do të përdorin dronë të lëshuar nga deti, të fshehur në kontejnerë transporti; nuk është aspak e vështirë”, shpjegon një burim pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Lituanisë.

Autoritetet lituaneze janë në dijeni të llojit të dronit që rusët mund të përdorin kundër Spanjës, Francës ose Italisë.

Sipas një harte të publikuar nga *El Mundo*, e gjithë Italia – me përjashtim të zonës verilindore – do të ishte brenda rrezes së veprimit të tyre.

Lituania, ashtu si vendet e tjera, u njoh me këtë informacion pak kohë pas udhëtimit misterioz në Moskë të drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, më 25 gusht.

Sipas burimeve të njohura me këtë paralajmërim, qeveritë e Spanjës, Francës dhe Italisë u informuan gjithashtu se Rusia po përgatiste një operacion të mundshëm me dronë kundër njërit prej këtyre vendeve.

”El Mundo” vëren se Spanja, Franca dhe Italia “do të zhvillojnë fushata zgjedhore dhe zgjedhje në vitin 2027 dhe janë shtëpia e forcave radikale, të afta për të shfrytëzuar frikën dhe zhgënjimin lidhur me çështjen e Ukrainës.

Veçanërisht në Francë dhe Itali, ekzistojnë lidhje ose qëndrime qartësisht të njëvijëzuara me interesat e Kremlinit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.