🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,879 ▲ +0.08% ETH $2,233 ▼ -0.11% XRP $1.1547 ▼ -0.71% SOL $89.3200 ▼ -0.47%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol, në kërkim dy persona nga Saranda

Policia e Shtetit ka njoftuar se është zbardhur tentativa për vrasje me eksploziv ndaj një 57-vjeçari, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Konispol, ndërsa janë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar Griseld Taullaj, 39 vjeç dhe Xhafer Bajo, 39 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Nga hetimet dyshohet se ata kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasi M.Gj., 57 vjeç, me qëllim eliminimin e tij.

Për dy të dyshuarit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Policia bën me dije se strukturat e saj vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Kujtojmë që hetimet janë kryer nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës ndërsa ngjarja ndodhi më 5 shkurt 2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës” në Konispol.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.