☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,650 ▼ -0.16% ETH $2,352 ▼ -1.11% XRP $1.3028 ▲ +1.1% SOL $101.9200 ▼ -0.36%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Erdogan: SHBA dhe BE nuk mund të rrezikojnë të humbasin lidhjet me Turqinë

Komentet e zotit Erdogan u bënë disa orë pasi BE-ja i hapi dritën jeshile mundësive për zgjerimin e sanksioneve kundër Turqisë lidhur me kërkimet nga ana e saj të rezervave të gazit natyror në ujërat e Mesdheut lindor, të pretenduara nga vendet anëtare të BE-së, Greqia dhe Qipro.

Turqia përballet gjithashtu me mundësinë e sanksioneve amerikane rreth blerjes së një sistemi rus tokë-ajër të mbrojtjes nga raketat, veprim që ka sjellë për pasojë heqjen e Turqisë nga programi i avionëve luftarakë amerikanë F-35.

“Ne kemi marrëdhënie të rrënjosura politike dhe ekonomike si me Shtetet e Bashkuara ashtu edhe me Bashkimin Evropian, të cilat asnjëra palë nuk mund t’i injorojë ose të rrezikojë t’i humbasë“, tha zoti Erdogan gjatë një telekonference me zyrtarë të partisë së tij në pushtet.

“Nuk ka asnjë çështje që nuk mund të zgjidhet përmes dialogut dhe bashkëpunimit“, shtoi ai.

Udhëheqësit e BE-së thanë me herët gjatë ditës së premte se Turqia, e cila është kandidate për t’iu bashkuar bllokut, megjithëse bisedimet e saj të anëtarësimit janë bllokuar, është “përfshirë në veprime dhe provokime të njëanshme dhe ka përshkallëzuar retorikën e saj kundër BE-së”.

Sipas zyrtarëve të BE, Turqia kishte vazhduar këtë sjellje pavarësisht nga fakti se ata i kishin ofruar mundësi për tregti e stimuj të tjerë për të ndaluar aktivitetet e saj gjatë takimit më të fundit të nivelit të lartë në tetor.

Udhëheqësit e BE-së caktuan shefin e politikës së jashtme Josep Borrell të hartojë një raport mbi gjendjen e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe tregtare BE-Turqi, e të sugjerojë se si të veprohet, duke përfshirë sanksionet e zgjeruara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.