☁️
Tiranë 15°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.51 ▼5.42%
ARI 4,550 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,734 ▲ +1.02% ETH $2,140 ▲ +1.15% XRP $1.3719 ▲ +1.08% SOL $86.1400 ▲ +2.01%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.51 ▼5.42 % ARI 4,550 ▲0.85 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.51 ▼5.42 % ARI 4,550 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Eric Wendt kandidati i Trump për ambasador në Shqipëri, Çejku: Një kandidaturë shumë e mirë

I ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania me Mirela Milorin, diplomati Arben Çejku tha se kandidati i presidentit Donald Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, është një kandidaturë shumë e mirë.

Ndërkohë ai theksoi gjithashtu se Wendt vjen nga fusha e sigurisë dhe jo nga karriera diplomatike dhe se sipas tij ka një strukturim të mirë të programit të tij dhe agjendës së tij diplomatike në Tiranë.

“Duke marrë në konsideratë faktin që kandidati për ambasador, gjenerali Wendt, vjen nga fusha e sigurisë dhe jo nga karriera diplomatike, duket qartë që ka pasur një strukturim të mirë të programit të tij, axhendës së tij diplomatike në Tiranë, e cila nuk është se është jashtë linjave të deritanishme të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ku prioritetet përcaktohen kryesisht nga zhvillimet që ndodhin në Shqipëri, nga prioritetet që ka Shqipëria dhe nga partneriteti me Shtetet e Bashkuara.

Natyrshëm që në mënyrë të përmbledhur ai preku të gjitha linjat e këtij bashkëpunimi, pra e kornizoi dhe një herë, rifreskoi të themi të gjithë axhendën e këtyre marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi me Shtetet e Bashkuara, pa krijuar ndonjë pritshmëri ekstra që ndoshta mund të mendohej, por është brenda linjës normale zyrtare. Uroj që Senati ta konfirmojë me shumicë votash sa më shpejt.

Mendoj se do të jetë një diplomat dhe një ambasador normal si gjithë ambasadorët. Edhe ajo çfarë e bën të rëndësishëm një ambasador amerikan në Tiranë, pavarësisht emrit edhe profilit, e bën niveli i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Dhe marrëdhëniet ndërshtetërore janë ato që janë shumë të rëndësishme.

Dhe sigurisht, çdo diplomat e ka atë qasjen e vet personale dhe mund të ndikojë për të shtuar, për të, por edhe për të pakësuar ndonjëherë këto marrëdhënie, për t’ju dhënë ngjyrimin e duhur. Prezenca ka shumë rëndësi. Mendoj se vjen si një mik i Shqipërisë edhe kjo është e rëndësishme për të gjithë. Dukej që nuk ka shumë interesa partiake. Një kandidaturë shumë e mirë.

Fakti që e përmendi disa herë çështjen e SPAK-ut ishte një paralajmërim dhe një parapritje për të gjithë ata që mendojnë se mund të vijë dhe mund ta përdorin për të interferuar për çështje të caktuara në SPAK. Pra, ai e bëri të qartë që është këtu si një përfaqësues dinjitoz i Shteteve të Bashkuara, pa ndërhyrë në çështjet, sidomos në çështjet e drejtësisë”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.