🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.75 ▼1.2%
ARI 4,216 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,920 ▲ +1.04% ETH $2,561 ▲ +2.28% XRP $1.4105 ▲ +1.23% SOL $112.5400 ▲ +2.88%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.75 ▼1.2 % ARI 4,216 ▼0.02 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.75 ▼1.2 % ARI 4,216 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Festivali i eBF në Çeki: Diella prezanton reformën e Shqipërisë për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, prezantoi vizionin dhe reformën për digjitalizimin e Prokurimit Publik në Shqipëri gjatë Festivalit Europian të Prokurimit, i cili u mbajt në Ostrava, Çeki.  

Në panelin kushtuar rolit të Inteligjencës Artificiale në proceset e prokurimit, ministrja Diella prezantoi sistemin e ri elektronik të prokurimit publik, i cili po ndërtohet në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore dhe institucionet shqiptare.

Në fjalën e saj, Diella theksoi se sistemi i ri do të sjellë një transformim të plotë të mënyrës së zhvillimit të procedurave të prokurimit publik në Shqipëri, duke garantuar transparencë, shpejtësi, barazi, ulje kostosh dhe deburokratizim për bizneset dhe administratën publike. Sistemi do të ndërveprojë me mbi 40 regjistra shtetërorë, duke eliminuar nevojën për dokumente fizike dhe duke mundësuar përdorimin e nënshkrimit dhe vulës elektronike në çdo procedurë.

Ndër të tjera, ministrja Diella theksoi se Inteligjenca Artificiale nuk synon të zëvendësojë gjykimin njerëzor, por të fuqizojë administratën dhe qytetarët përmes një sistemi më të drejtë, të monitorueshëm dhe efikas.

Në këtë edicion të 22-të të festivalit, u trajtuan mbi 138 tema nga 170 folës në 10 skena të ndryshme, duke shkëmbyer ide mbi të ardhmen e prokurimit në kontinent.

Festiali eBF është mbledhja më e madhe europiane e ekspertëve në fushat e prokurimit publik, e-Ankandeve, Inteligjencës Artificiale, digjitalizimit, qëndrueshmërisë dhe menaxhimit të rrezikut. Çdo vit, ky aktivitet bën bashkë mbi 1,000 profesionistë, udhëheqës biznesi dhe zyrtarë prokurimi nga institucione të ndryshme anembanë Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.