☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,926 ▲ +1.07% ETH $2,355 ▲ +1.41% XRP $1.3376 ▲ +2.8% SOL $101.6900 ▲ +1.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Festivali operistik i tenorit Ramë Lahaj, evente të larmishme përgjatë korrikut në Kosovë

Përgjatë muajit korrik, Prishtina do të jetë sërish qendra e operës dhe muzikës klasike në rajon, me edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj”.

Ky festival, i themeluar nga tenori me famë botërore Ramë Lahaj, do të sjellë artistë të njohur ndërkombëtarë, koncerte operistike, trajnime për talentet e reja, aktivitete edukative dhe programe artistike që e bëjnë operën të aksesueshme për publikun e gjerë.

Mes një morie mbështetësish të këtij festivali, qëndron edhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë si dhe Culturalb. Misioni i këtij festivali të muzikës operistike është të promovojë kulturën, dialogun dhe paqen përmes muzikës. Prandaj dhe motoja e këtij edicioni është “Play Music, Not War”.

Festivali Ndërkombëtar i Operës “Ramë Lahaj” vazhdon të ndërtojë ura mes artistëve, kulturave dhe publikut, duke e shndërruar Kosovën në një pikëtakim të rëndësishëm të skenës operistike ndërkombëtare.

Festivali u çel fundjavën që lamë pas, me një mbrëmje e cila bashkoi muzikën, fotografinë dhe nostalgjinë. Për herë të parë në Kosovë u inaugurua ekspozita “Before Beauty / After Beauty” e fotografit me famë ndërkombëtare Fadil Berisha, e cila mirëpriti vizitorët në Galerinë e Arteve Marigona Hill.
Hapja e ekspozitës “Before Beauty / After Beauty”, u parapri nga performanca e grupit legjendar Minatori, këngët e të cilëve zgjuan kujtime, nostalgji dhe emocione të përbashkëta.

Më 29 korrik, publiku do të ketë kënaqësinë të dëgjojë sopranon Vanessa Goikoetxea të interpretojë me intensitetin e saj dramatik; mezzo-sopranon çeke Stépánka Pucálková, një nga zërat më të spikatur të brezit të saj; bas-baritonin Luca Pisaroni, artist me një karrierë të ndërtuar në teatrot më të rëndësishme operistike ne botë; si dhe tenorin Rame Lahaj, themeluesin e festivalit dhe një nga ambasadorët më të njohur të kulturës sonë në arenën ndërkombëtare.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.