☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,874 ▲ +1.09% ETH $2,355 ▲ +1.52% XRP $1.3346 ▲ +2.65% SOL $101.6100 ▲ +1.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Filmi “Guximtarët” do të restaurohet falë nismës “Adopto një Film për Restaurim”

Një tjetër film i rëndësishëm i kinematografisë shqiptare do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka bërë të ditur se, falë nismës “Adopto një Film për Restaurim”, është siguruar financimi për restaurimin e filmit artistik “Guximtarët”.

Donatori që ka bërë të mundur restaurimin ka zgjedhur të mbetet anonim, ndërsa drejtori i AQSHF-së, Eljan Tanini i ka shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë në ruajtjen e trashëgimisë sonë kinematografike.

Pas përfundimit të procesit të restaurimit, filmi do të shfaqet premierë në Kinema “Drita”, në mjediset e Arkivit, duke i rikthyer publikut një prej veprave të njohura të kinematografisë shqiptare.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bën me dije se nisma “Adopto një Film për Restaurim” mbetet e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në restaurimin e filmave të tjerë të fondit kombëtar.

“Guximtarët” është prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, realizuar në vitin 1970, me skenar të Flamur Topit dhe regji të Gëzim Erebarës. Filmi u xhirua nga operatori Saim Kokona, ndërkohë që ndër emrat e krijuesve renditen edhe piktori Bujar Zajmi dhe kompozitori Robert Radoja. Në role interpretojnë, mes të tjerëve, Artan Santo, Mevlan Shanaj, Edmond Gëzdari, Agim Mujo, Zana Turku, Tinka Kurti, Sandër Prosi dhe një kastë e gjerë aktorësh të njohur të kinemasë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.