Zjarr në Bit Pazar të Shkupit, MPB: u dogj një shtëpi-depo, nuk ka të lënduar
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë bilancin zyrtar për zjarrin në rrugën "Nikolla Martinovski" në Shkup: është djegur një shtëpi, zjarri u lokalizua dhe nuk ka persona të lënduar.
Zjarr ka shpërthyer në një shtëpi-depo në Bit Pazar të Shkupit, siç njofton Press Online, duke iu referuar Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), e cila foli për TV21. Sipas njoftimit, më 09.11.2026, në ora 17:25, në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Nikolla Martinovski” në Shkup ka zjarr.
Menjëherë pas denoncimit, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor në Bit Pazar, në kuadër të SPB Shkup, janë drejtuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se është djegur një shtëpi.
Nga ana e Brigadës kundër zjarrit zjarri është lokalizuar. Persona të lënduar nuk ka dhe nuk janë përfshirë objekte të tjera.
Ndërmerren masa për konstatimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rastit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.