🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.96 ▲0.15%
ARI 4,163 ▼1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,625 ▼ -2.08% ETH $1,693 ▼ -2.9% XRP $1.1271 ▼ -3.18% SOL $68.3500 ▼ -3.72%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.96 ▲0.15 % ARI 4,163 ▼1.95 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.96 ▲0.15 % ARI 4,163 ▼1.95 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Bota

Florian Hahn: Turqia të kujton kohët e errëta të Gjermanisë

Politikani i CSU-së Florian Hahn,  zëdhënës i grupit parlamentar të CSU-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, mendon se në gjendjen ku është Turqia nuk mund të ketë liberalizim të vizave.

Deutsche Welle: A i intereson qeverisë gjermane liria e shtypit në Turqi?

Florian Hahn: Sigurisht që po. Si qeveria dhe parlamenti janë të shqetësuar për ngjarjet në Turqi dhe presionin ndaj gazetarëve dhe kufizimet e lirisë së shtypit.

Can Dündar, ish-kryeredaktori i Cumhurriyet-it, ka ardhur për t’u strehuar në Gjermani. Kryeredaktori aktual Murat Sabuncu u arrestua. Përse qeveria gjermane reagon kaq mefshët?

Këto arrestime tregojnë se ne jemi në një pozitë shumë të vështirë. Nga njëra anë, Turqia është një partner shumë i rëndësishëm në luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik, nga ana tjetër, Turqia është edhe vetëm për shkak të vendndodhjes së saj gjeostrategjike një fqinjë shumë e rëndësishme. Nuk është kaq e lehtë ta dënosh Turqinë. Ne duhet të mbajmë gjithashtu parasysh edhe interesat tona.

A përdoret për këtë shkak një masë e dyfishtë?

Siç thashë: Ne duhet të mbajmë parasysh interesat tona, në anën tjetër gjithashtu asgjë nuk duhet  anashkaluar. Unë po ashtu sinqerisht nuk besoj se ne mund t’i japim Turqisë në këtë gjendje liberalizimin e vizave.

Ju flisni për interesa gjermane. A është bërë qeveria tepër e varur për shkak të marrëveshjes për refugjatët me Turqinë?

Ne duhet t’i shohim gjërat me realizëm. Turqia ndikon drejtpërdrejt në shumë fusha interesat tona, pavarësisht a duam ne apo jo. Dhe sigurisht këtu bën pjesë edhe roli i saj në krizën e refugjatëve.

Pjesë e marrëveshjes me Turqinë ishte edhe liberalizimi i vizave. Si është puna tani?

Liberalizimi i vizave qe pjesë e marrëveshjes por i shoqëruar edhe me një katalog me 72 kushte. Nga plotësimi i këtyre kushteve, Turqia është larguar mjaft edhe për shkak të kufizimit të lirisë së shtypit. Unë besoj se liberalizimi i vizave tani nuk është në rend të ditës. Dhe partia CSU ka qenë gjithmonë e mendimit se në gjendjen ku është Turqia nuk mund të ketë liberalizim të vizave.

Javën e kaluar qeveria turke shkarkoi kryetarin e bashkisë së Dijarbakirit. Ajo po vepron kundër shtypit opozitar megjithë protesta nga jashtë. A vepron qeveria në Ankara aktualisht si i do qejfi?

Për fat të keq na duhet të konstatojmë se këto zhvillime janë alarmante. Ndërkohë nga shërbimi civil janë shkarkuar që nga mesi i korrikut më shumë se 100.000 vetë, një duzinë universitetesh janë mbyllur. E gjithë kjo na kujton kohët e errëta të historisë sonë.

Sa vlerë ka një akoma një partner i tillë?

Ju e dini se disa partnerë nuk mund t’i zgjedhësh, sikurse nuk mund t’i zgjedhësh as fqinjët. Turqia është fqinji ynë, Turqia gjendet tek thembra e Akilit e kufirit të jashtëm të BE-së dhe për këtë arsye edhe në kufirin e jashtëm të Gjermanisë. Për këtë shkak, është e rëndësishme që ne t’i shikojmë gjërat  me qetësinë e nevojshme dhe me seriozitetin më të madh.

Pra politikë e qartë reale?

Në këtë drejtim duhet të jemi krejtësisht të sinqertë: natyrisht politika ndaj Turqisë është politikë reale.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.