Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale
Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të parakohshme të mbajtura të dielën në Serbi, Aleksandar Vuçiç mori një goditje fatale nga Lista Studentore, e cila i dha fund dominimit të tij 14-vjeçar në Beograd.
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në “Opinion” në TvKlan, u shpreh se ky rezultat ishte i pritshëm, nisur dhe nga fakti se studentet qëndruan për një kohë të gjatë në rrugë.
Ai theksoi se Vuçiç krijoi një model autokratik, ndërsa qeveria e tij ishte jofunksionale.
“Ishte i pritshëm. Ishte e sigurt, sepse studentët qëndruan për një kohë të gjatë. Ke edhe rrëfimin ndërkombëtar, që ka qenë prezent. Ka qenë njeri i gjithëpushtetshëm.
Ka qenë njeri me fuqi absolute. Shijen e investimeve nuk e përjetojnë të gjithë qytetarët, e kanë përjetuar një pjesë e qytetarëve.
Fuqia e tij krijoi një model të një autokratik 100%, dhe një qeverie, që nuk ishte funksionale. Lëvizja kundër tij ka nisur në Novi Sad, ky është qyteti që është kundër Beogradit.”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.