☁️
Tiranë 20°C · Vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.86 ▲0.14%
ARI 3,880 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $68,856 ▼ -3.67% ETH $1,947 ▼ -3.49% XRP $1.0207 ▼ -1.61% SOL $79.8100 ▼ -1.97%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.86 ▲0.14 % ARI 3,880 ▼0.13 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.86 ▲0.14 % ARI 3,880 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Lisian Thaçi, talenti i Bayern Munichut që ëndërron fanellën e Kosovës: Kombëtarja është në rend të parë

Talenti 17-vjeçar kosovar Lisian Thaçi, pjesë e Bayern Global Academy, ka rrëfyer rrugëtimin e tij drejt gjigantit gjerman dhe ëndrrën për ta veshur fanellën dardane.

Futbollisti i ri kosovar Lisian Thaçi po e ndërton hap pas hapi rrugëtimin e tij te një prej klubeve më të mëdha të Evropës, Bayern Munich. Në një intervistë për Telegrafin, talenti 17-vjeçar ka rrëfyer se si nisi aventura e tij drejt gjigantit gjerman, përvojën në programin special “Bayern World Squad”, përzgjedhjen në Bayern Global Academy dhe synimin e tij të madh: ta veshë fanellën e Kosovës në një të ardhme të afërt.

Gjithçka nisi në vitin 2025, kur Thaçi u përzgjodh në programin “Bayern World Squad”, ku aplikojnë mijëra futbollistë nga e gjithë bota, por pranohen vetëm 23 prej tyre. Në atë edicion, ai ishte lojtari më i ri që kishte marrë pjesë ndonjëherë, vetëm 15-vjeçar, ende pa i mbushur 16 vjet. “Fillimisht, në vitin 2025 isha pranuar në programin special të Bayernit, World Squad, ku aplikojnë mijëra lojtarë nga e gjithë bota e ku pranohen vetëm 23. Në Bayern World Squad kam qenë lojtari më i ri që ka marrë pjesë ndonjëherë, vetëm 15 vjeç, ende pa i mbushur 16. Gjithë procesin e kanë udhëhequr agjentët e mi”, ka treguar Thaçi për Telegrafin.

Përvoja në këtë program zgjati rreth një muaj, me stërvitje të veçanta dhe disa ndeshje kundër klubeve të ndryshme, nën drejtimin e ish-sulmuesit të njohur të Bayernit, Roy Makaay. “‘World Squad’ i vitit 2025 ka zgjatur rreth një muaj. Aty kemi pasur stërvitje të veçanta dhe disa ndeshje me klube të ndryshme. Trajner kryesor ka qenë Roy Makaay, nga i cili kam mësuar shumë. Besoj se aty ka lindur raporti i mirë me Bayernin. Pastaj, në fillim të këtij viti, më kanë njoftuar se jam përzgjedhur të jem pjesë e Bayern Global Academy”, ka deklaruar ai.

Sipas Thaçit, vendimtare për përzgjedhjen në akademinë e klubit gjerman ishin konsistenca, përkushtimi dhe dëshira për t’u përmirësuar vazhdimisht, si dhe stili i tij i lojës. “Mendoj se kam qenë konsistent, duke dhënë 100 për qind nga vetja në çdo stërvitje, dhe kam pasur dëshirë të madhe për t’u përmirësuar çdo herë. Ndoshta edhe mënyra e lojës, pasi më pëlqen të luaj thjesht dhe futboll të shpejtë”, është shprehur futbollisti kosovar.

Përvoja në Munich, siç rrëfen ai për Telegrafin, dallon shumë nga ajo e mëparshmja: në akademinë e klubit gjerman gjithçka merret me seriozitet maksimal, rregullat respektohen në maksimum dhe stërvitjet janë gjithmonë me intensitet të lartë. Për momentin, objektivi i tij kryesor është të mësojë sa më shumë nga trajnerët dhe ambienti profesional, ndërsa dëshira e madhe mbetet qëndrimi te Bayerni, klub që, siç thotë, po e përkrah në çdo aspekt.

Përtej karrierës në nivel klubesh, Thaçi e ka të qartë edhe ëndrrën e tij ndërkombëtare. “Për mua, Kosova është në rend të parë. Çdo lojtar i rritur në Kosovë e ka ëndërr fanellën dardane. Shpresoj që do të mund ta ndihmoj kombëtaren tonë. E pres atë ditë”, ka përfunduar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.