☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,793 ▼ -0.33% ETH $1,915 ▼ -0.12% XRP $1.0319 ▼ -0.2% SOL $76.1800 ▲ +1.9%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – 81 vjet nga Nagasaki: Japonia përkujton viktimat e bombës atomike

NAGASAKI, 9 gusht /ATSH – ANSA/ – Tre ditë pas përkujtimit të bombardimit të Hiroshimës, Japonia përkujton 81-vjetorin e bombardimit atomik të Nagasakit, i cili ndodhi në mëngjesin e 9 gushtit 1945.

Në orën 11:02 me orën lokale pikërisht në momentin kur ndodhi shpërthimi, qyteti mbajti një minutë heshtje në Parkun e Paqes, ku u zhvillua ceremonia përkujtimore, në prani të kryeministres Sanae Takaichi dhe përfaqësuesve të 98 vendeve.

Bomba me plutonium, e mbiquajtur “Fat Man”, shkaktoi vdekjen e rreth 74 mijë njerëzve. Shumë prej të mbijetuarve, të njohur si hibakusha, më vonë vuajtën nga sëmundje të ndryshme dhe tumore të lidhura me ekspozimin ndaj rrezatimit.

Kryetari i bashkisë së Nagasakit, Shiro Suzuki, dorëzoi listën e përditësuar të viktimave, e cila tani përmban 204.708 emra, përfshirë 2.773 persona që kanë ndërruar jetë gjatë vitit të fundit.

Në “Deklaratën e Paqes”, Suzuki i cilësoi armët bërthamore jo si një “e keqe e domosdoshme”, por si një “e keqe absolute”, të papajtueshme me njerëzimin.

Ai kritikoi gjithashtu konceptin e parandalimit bërthamor, duke e cilësuar atë si “jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe të brishtë”.

Kryebashkiaku kujtoi gjithashtu dështimin, majin e kaluar, të konferencës së rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dhe i kërkoi Tokios të marrë pjesë në kongresin për Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore, i planifikuar për në nëntor.

Kryeministrja Takaichi përsëriti angazhimin e Japonisë ndaj tre parimeve jo-bërthamore: të mos prodhojë, të mos zotërojë dhe të mos lejojë armë atomike.

Ajo premtoi përpjekje “realiste dhe praktike” për të arritur një botë pa armë bërthamore, në një periudhë tensionesh ndërkombëtare të lidhura me luftën në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.