☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,722 ▲0.73%
DOW 51,160 ▲0.46%
NASDAQ 27,181 ▲1.15%
NAFTA 91.13 ▼1.87%
ARI 4,173 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,306 ▼ -0.53% ETH $2,669 ▼ -1.12% XRP $1.4678 ▼ -2.13% SOL $118.4300 ▼ -0.12%
S&P 500 7,722 ▲0.73 % DOW 51,160 ▲0.46 % NASDAQ 27,181 ▲1.15 % NAFTA 91.13 ▼1.87 % ARI 4,173 ▼0.71 % S&P 500 7,722 ▲0.73 % DOW 51,160 ▲0.46 % NASDAQ 27,181 ▲1.15 % NAFTA 91.13 ▼1.87 % ARI 4,173 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Flydubai pezullon fluturimet drejt Tel Avivit pas incidentit në avion

DUBAI, 2 tetor /ATSH – AA/ – Kompania ajrore me bazë në Dubai, Flydubai, ka pezulluar përkohësisht fluturimet drejt Tel Avivit me kërkesë të autoriteteve, pas incidentit të kësaj jave në kabinën e pilotimit të njërit prej avionëve të saj, tha të premten drejtori ekzekutiv i kompanisë.

“Me kërkesë të autoriteteve, kemi pezulluar përkohësisht operacionet drejt Tel Avivit deri në një njoftim të mëtejshëm”, tha drejtori ekzekutiv Ghaith Al Ghaith në një deklaratë të publikuar nga Zyra e Medias e Dubait.

Ai tha se ekipet e kompanisë po punojnë për të ndihmuar pasagjerët e prekur nga pezullimi dhe për t’i ndihmuar ata të arrijnë destinacionet e tyre përfundimtare.

Al Ghaith dha gjithashtu një përditësim lidhur me fluturimin FZ1073, i cili po udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit më 30 shtator, kur u devijua drejt Tabukut në Arabinë Saudite pas një “incidenti të sigurisë në kabinën e pilotimit”.

Ai tha se të 172 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në bord janë të sigurt dhe po marrin mbështetje.

Kapiteni i avionit, i cili u lëndua gjatë incidentit, është kthyer në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi mori lejen mjekësore për udhëtim, tha Al Ghaith.

Ai vlerësoi kapitenin dhe pilotët “që siguruan avionin dhe e ulën atë në mënyrë të sigurt”, si dhe ekuipazhin e kabinës dhe pasagjerët që ndihmuan gjatë incidentit.

Al Ghaith falënderoi gjithashtu autoritetet saudite për “reagimin e tyre të shpejtë dhe profesional”, si dhe autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe palët e tjera të përfshira në ndihmën ndaj pasagjerëve dhe ekuipazhit për t’u kthyer në shtëpi.

Fluturimit iu dha leje të kryente ulje emergjente të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar “Princi Sulltan bin Abdulaziz” në Tabuk të Arabisë Saudite.

Një hetim i plotë zyrtar i udhëhequr nga autoritetet përkatëse dhe i mbështetur nga Flydubai është duke u zhvilluar, tha ai.

“E di se ka shumë pyetje lidhur me atë që ndodhi në bordin e FZ1073”, tha Al Ghaith, duke theksuar se “është e rëndësishme që ta lejojmë këtë proces të përcaktojë faktet”.

Flydubai tha se kishte “ndodhur përleshje në kabinën e pilotimit” dhe se anëtarët e ekuipazhit siguruan avionin përpara se ta devijonin atë në mënyrë të sigurt drejt Arabisë Saudite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.