🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.37 ▲0.29%
ARI 4,030 ▲2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,200 ▲ +1.89% ETH $2,303 ▲ +2.19% XRP $1.2767 ▲ +1.84% SOL $93.1800 ▲ +1.29%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.37 ▲0.29 % ARI 4,030 ▲2.27 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.37 ▲0.29 % ARI 4,030 ▲2.27 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Gjermania do të dërgojë me detyrim ushtarë në Lituani për të plotësuar brigadën

BERLIN, 14 shtator /ATSH-DPA/- Gjermania planifikon të urdhërojë dërgimin e detyrueshëm të disa qindra ushtarakëve në Lituani, për të plotësuar vendet vakante në brigadën gjermane të vendosur atje, njoftoi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Rreth 80% e vendeve në brigadë janë aktualisht të plotësuara nga ushtarakë, që janë regjistruar vullnetarisht.

Megjithatë, ka mungesa veçanërisht në personelin e logjistikës dhe specialistët e teknologjisë së informacionit.

Gjermania ka marrë përsipër të vendosë në mënyrë të përhershme në Lituani një brigadë të gatshme për luftim dhe që mund të veprojë në mënyrë të pavarur, në kuadër të forcimit të mbrojtjes së NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës.

Brigada do të ketë rreth 4 800 ushtarë dhe 200 punonjës civilë dhe pritet të jetë plotësisht funksionale deri në vitin e ardhshëm.

Për të, po ndërtohen baza të përhershme pranë Vilniusit dhe Ruklës.

Ministria theksoi se parimi i vullnetarizmit mbetet në fuqi, ndërsa për vendet ku ka mungesa do të shqyrtohen edhe dërgime më të shkurtra dhe rotacioni i personelit.

Që nga fundi i prillit, më shumë se 2 500 ushtarë gjermanë kanë dalë vullnetarë për t’u bashkuar me brigadën.

Lituania kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë, ndaj vendi e konsideron veten veçanërisht të ekspozuar ndaj kërcënimeve të sigurisë, që nga pushtimi rus i Ukrainës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.