☁️
Tiranë 19°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0%
ARI 4,198 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,532 ▲ +0.6% ETH $2,553 ▲ +2.09% XRP $1.4075 ▲ +0.92% SOL $111.8000 ▲ +2.11%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,198 ▼0.44 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,198 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Irani i kërkon Riadit zgjidhje diplomatike, ndërsa sulmet e Houthëve përshkallëzohen

TEHERAN, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Irani i ka bërë thirrje rivalit të tij, Arabisë Saudite, të ndjekë një zgjidhje diplomatike për konfliktin në përshkallëzim me milicinë Houthi në Jemen, duke paralajmëruar se vazhdimi i veprimeve ushtarake vetëm sa do ta përkeqësonte situatën.

“Ngulmimi në një qasje ushtarake dhe shpërfillja e një zgjidhjeje politike vetëm sa do ta ndërlikonin më tej situatën”, i tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, homologut të tij saudit, Faisal bin Farhan, gjatë një bisede telefonike, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme iraniane.

Irani është i gatshëm të “ofrojë çdo formë mbështetjeje” për të ndihmuar në nisjen e bisedimeve, bëri të ditur ministria.

Konflikti mes Arabisë Saudite dhe milicisë Houthi, e cila mbështetet nga Irani, u përshkallëzua ndjeshëm gjatë fundjavës.

Sipas zyrtarëve, më shumë se një duzinë njerëzish u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në sulmin më të rëndë deri më tani ndaj aeroportit ndërkombëtar të Riadit.

Houthët morën përgjegjësinë për sulmin dhe paralajmëruan se aeroportet dhe hapësira ajrore saudite ishin “objektiva legjitime”.

Milicia deklaroi se kishte lëshuar raketa balistike, raketa lundruese dhe dronë drejt aeroporteve dhe objekteve energjetike, përfshirë instalime të kompanisë shtetërore të naftës ”Aramco”.

Houthët akuzuan gjithashtu Arabinë Saudite se kishte kryer më shumë se 120 sulme ajrore ndaj kryeqytetit jemenas, Sana, dhe provincave të tjera brenda 24 orëve. Këto pretendime nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Houthët luftojnë prej më shumë se një dekade kundër qeverisë së Jemenit, e cila mbështetet nga Arabia Saudite dhe njihet ndërkombëtarisht.

Një armëpushim i arritur në vitin 2022 e kishte ngrirë kryesisht konfliktin, por luftimet janë intensifikuar sërish në sfondin e luftës më të gjerë ku është përfshirë Irani./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.