🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,815 ▼ -0.31% ETH $1,916 ▼ -0.14% XRP $1.0342 ▼ -0.17% SOL $76.4600 ▲ +2.14%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Mur mes Spanjës dhe Italisë: rikthehen kontrollet në kufijtë e Shengenit

ROMË- MADRID, 9 gusht /ATSH-ANSA/ – “Mur më mur” – kjo është ajo që tashmë ndan Spanjën dhe Italinë.

Jo një mur fizik mes dy vendeve, të cilat nuk kanë një kufi tokësor të përbashkët, por një barrierë e krijuar nga kontrollet e ndërsjella në porte dhe aeroporte, në dëm të mijëra udhëtarëve, qofshin ata me pushime apo për arsye të tjera.

Pas një ultimatumi që iu kthye mbrapsht, Madridi ka vendosur t’i përgjigjet Romës me të njëjtën monedhë. Italia, pas krizës së Ceutës, kishte pezulluar për një muaj marrëveshjen e Shengenit në kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën.

Kështu, në mesnatën mes së premtes dhe së shtunës – dhe deri më 7 shtator – kanë hyrë në fuqi kontrollet për pasagjerët që mbërrijnë në Spanjë nga Italia.

Ministria e Jashtme italiane (Farnesina) ka forcuar asistencën e konsullatave dhe zyrave të saj për shtetasit italianë që mund të hasin probleme në Spanjë ose gjatë udhëtimit.

Megjithatë, situata në aeroportet kryesore spanjolle nuk duket se ka shkaktuar pasoja të rënda deri tani dhe as pengesa për rreth 250 fluturimet që vijnë nga Italia.

Dokumentet janë kontrolluar në mënyrë të rrjedhshme te një kampion prej 5 deri në 15% të pasagjerëve, direkt pas zbritjes nga avionët.

Kjo lëvizje e ndërsjellë, e cila synon kontrollin e shtetasve të vendeve të treta, përbën megjithatë një plagë të thellë për unitetin e Evropës.

Bashkimi Evropian është i bindur se emigracioni i paligjshëm është një “sfidë e përbashkët që duhet përballuar së bashku”, dhe jo një fushë beteje mes kryeqyteteve me orientime të ndryshme politike.

“Besimi mes shteteve anëtare është burimi ynë më i çmuar”, kujtoi komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme, Magnus Brunner, gjatë një telefonate me ministrat e Brendshëm të Spanjës dhe Italisë, Fernando Grande-Marlaska dhe Matteo Piantedosi.

“Të dy konfirmuan se kontrollet në kufijtë e brendshëm janë të përkohshme”, ndërsa ai theksoi edhe “përparimin e bërë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm”, në përpjekje për të ulur tensionet.

Brukseli dëshiron në fakt të shmangë shpërbërjen e marrëveshjes së Shengenit, duke kërkuar më shumë kontrolle në kufijtë e jashtëm të BE-së, përfshirë edhe Ceutën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.