☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,854 ▼ -0.22% ETH $1,918 ▲ +0.12% XRP $1.0389 ▲ +0.47% SOL $76.4100 ▲ +2.26%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ndryshimet klimatike po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë përballimin e verës

– Specia njerëzore ka treguar gjatë historisë një aftësi të madhe për t’u përshtatur, por sipas gjeologut dhe studiuesit italian Mario Tozzi, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të përballuar verat gjithnjë e më të nxehta, sipas “Corriere della Sera”.

Ai thekson se njerëzit nuk janë ndër speciet më të afta për t’u përshtatur biologjikisht dhe se deri tani kanë mbijetuar falë teknologjisë, e cila shpesh ka një kosto të lartë mjedisore.

Si shembull ai përmend kondicionerët, që freskojnë ambientet e brendshme, por njëkohësisht lëshojnë nxehtësi jashtë, duke rritur temperaturën në qytete, ndërsa pemët e përthithin atë nxehtësi dhe ndihmojnë në uljen e temperaturave.

Tozzi vlerëson se zgjidhja afatgjatë duhet të nisë me transformimin e qyteteve.

Sipas tij, shtimi i gjelbërimit, mbjellja e pemëve, zvogëlimi i sipërfaqeve të betonizuara dhe rikthimi i tokave të depërtueshme janë masa që mund të zbusin efektet e valëve të të nxehtit.

Ai sjell si shembull Parisin, ku janë krijuar pyje urbane në disa sheshe, dhe Medellínin në Kolumbi, ku janë mbjellë rreth 200 mijë pemë dhe janë ndërtuar 35 korridore të gjelbra që lidhin pjesë të ndryshme të qytetit.

Sipas tij, nuk mjafton të shtohen elementë të izoluar natyrorë, por duhet krijuar një rrjet i vazhdueshëm gjelbërimi.

Lidhur me përdorimin e bibliotekave, qendrave tregtare apo ndërtesave publike të klimatizuara si “strehë klimatike”, Tozzi i konsideron ato masa të nevojshme vetëm në situata emergjente.

Ai thotë se këto hapësira mund të mbrojnë personat më të rrezikuar gjatë valëve të të nxehtit, por nuk mund të shndërrohen në një mënyrë jetese për muajt e verës.

Sipas tij, fakti që gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin pushimet në mal në vend të bregdetit tregon se qytetarët po e ndiejnë drejtpërdrejt ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe po kërkojnë mënyra për t’u përshtatur.

Megjithatë, ai paralajmëron se përshtatja ka kufijtë e saj.

Nëse emetimet e gazeve serrë nuk reduktohen ndjeshëm përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare detyruese, efektet e krizës klimatike do të tejkalojnë aftësinë e njerëzimit për t’u përshtatur.

Madje, ai paralajmëron se viti 2027 mund të jetë edhe më i vështirë për shkak të mundësisë së një fenomeni të fortë Super El Nino.

Tozzi pranon se teknologjia dhe inteligjenca artificiale mund të japin një kontribut të rëndësishëm në parashikimin e ngjarjeve ekstreme, identifikimin e zonave më të rrezikuara dhe përmirësimin e sistemeve të paralajmërimit.

Megjithatë, ai thekson se teknologjia nuk mund të zëvendësojë veprimet konkrete për uljen e ndotjes.

Sipas tij, edhe inteligjenca artificiale do të jepte të njëjtin përfundim si shkencëtarët: zgjidhja kryesore mbetet eliminimi i emetimeve të gazeve serrë.

Në përfundim, gjeologu italian shpreh shqetësimin se përqendrimi vetëm te përshtatja mund të shërbejë si justifikim për të mos adresuar shkaqet e krizës klimatike.

Ai thekson se masat si ndërtimi i zonave me hije, barrierave mbrojtëse apo ridizenjimi i qyteteve janë të dobishme, por nuk do të jenë të mjaftueshme nëse ngrohja globale vazhdon të përshpejtohet.

Sipas Tozzit, vetëm kombinimi i përshtatjes me uljen drastike të emetimeve mund t’i japë njerëzimit mundësinë të përballojë sfidat e klimës së së ardhmes./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.