☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.53%
DOW 52,363 ▲0%
NASDAQ 26,461 ▲1.11%
NAFTA 99.92 ▼1.81%
ARI 4,069 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,676 ▲ +0.6% ETH $2,347 ▲ +1.08% XRP $1.3250 ▲ +2.14% SOL $101.0700 ▲ +0.35%
S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,363 ▲0 % NASDAQ 26,461 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.77 % S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,363 ▲0 % NASDAQ 26,461 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Përballë kritikave dhe presionit të Trump, liderët evropianë forcojnë bashkëpunimin

– Sulmet e presidentit amerikan, Donald Trump ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni kanë prodhuar një efekt të kundërt, afrimin e liderëve evropianë dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre, raportoi AP.

Trump ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e Italisë, si aleate në kohë lufte dhe ka akuzuar Melonin se i është “përulur” atij për vëmendje.

Këto deklarata kanë nxitur reagim solidarizues nga vendet evropiane, duke zbutur edhe tensionet e mëparshme mbi qëndrimet e saj të djathta ekstreme.

Sipas analistëve, kjo situatë po e nxit Evropën drejt një koordinimi më të fortë në mbrojtje, tregti dhe politikën e jashtme, në një kohë kur kontinenti përballet me luftën në Ukrainë, tensionet me Iranin dhe Rusinë, si dhe varësinë ekonomike nga Kina.

Ekspertët thonë se Evropa po përpiqet të veprojë si një bllok i vetëm, për të shmangur presionin e fuqive të mëdha si SHBA-ja dhe Kina, duke i kufizuar mundësitë e Trump, për negociata të ndara me vende individuale.

Në planin politik, edhe partitë nacionaliste evropiane, që më parë ishin më afër Trump, po ndryshojnë gjuhën, duke e kritikuar atë për politikat tregtare dhe ndërhyrjet ushtarake.

Në rastin e Melonit, përplasja me Trump ka sjellë një afrim më të madh me liderët kryesorë evropianë, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, megjithëse ajo vijon të mbetet e afërt me të, në çështje si migracioni dhe siguria.

Ndërkohë, tensionet politike me Trump po ndikojnë edhe jashtë BE-së, nga Groenlanda deri në Ballkan, ku projekte të lidhura me familjen e tij dhe deklaratat e tij mbi territorin kanë nxitur reagime të forta.

Në sfond, Meloni përballet me presion të brendshëm politik, ndërsa sondazhet tregojnë një perceptim kryesisht negativ për Trump në Itali, gjë që mund të ndikojë edhe në zgjedhjet e ardhshme evropiane. /

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.