⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,560 ▲0.24%
DOW 51,605 ▼0.73%
NASDAQ 25,347 ▲0.73%
NAFTA 96.16 ▼0.31%
ARI 3,958 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,460 ▼ -0.54% ETH $2,292 ▲ +0.09% XRP $1.2802 ▲ +2.11% SOL $93.5500 ▼ -0.85%
S&P 500 7,560 ▲0.24 % DOW 51,605 ▼0.73 % NASDAQ 25,347 ▲0.73 % NAFTA 96.16 ▼0.31 % ARI 3,958 ▼0.3 % S&P 500 7,560 ▲0.24 % DOW 51,605 ▼0.73 % NASDAQ 25,347 ▲0.73 % NAFTA 96.16 ▼0.31 % ARI 3,958 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA përfundon valën e fundit të sulmeve ndaj objektivave ushtarake në Iran

UASHINGTON/ TEHERAN, 30 korrik /ATSH-DPA/- Ushtria amerikane njoftoi se ka përfunduar me sukses valën më të fundit të sulmeve ajrore ndaj objektivave në Iran, duke i cilësuar ato si një përgjigje të fuqishme ndaj sulmeve me raketa që, sipas Uashingtonit, Irani tentoi të kryente një ditë më parë, ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), sulmet goditën, qendra komanduese ushtarake; baza të raketave dhe dronëve; sisteme të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes bregdetare si dhe kapacitete detare.

CENTCOM tha se qëllimi i operacionit, ishte të zvogëlonte kërcënimet që Irani dhe grupet e mbështetura prej tij paraqesin ndaj forcave amerikane, anijeve tregtare dhe vendeve fqinje të Gjirit.

Media iraniane raportoi shpërthime në jug të Iranit, përfshirë në ishullin Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit, dhe në provincën Bushehr.

Sipas ushtrisë amerikane, Irani lëshoi disa raketa balistike drejt forcave amerikane në Lindjen e Mesme, por të gjitha u interceptuan.

Media shtetërore iraniane, duke cituar Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), tha se objektivi ishte një bazë ushtarake amerikane në Jordani, ndërsa ushtria jordaneze njoftoi se rrëzoi pesë raketa të lëshuara nga Irani.

Më vonë, forcat amerikane dhe Arabia Saudite kryen sulme edhe në Irak ndaj grupeve që SHBA-ja, i cilëson të mbështetura nga Irani.

Sipas CENTCOM-it, kjo ishte përgjigje ndaj më shumë se 30 sulmeve me dronë gjatë 72 orëve të fundit, të cilat, sipas SHBA-së, ishin organizuar nga IRGC.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt. Edhe pse në mesin e qershorit Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord për një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund konfliktit, përpjekjet kanë dështuar.

Ndërkohë, armëpushimi që ishte në fuqi që nga prilli është thyer, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ai kishte marrë fund për shkak të shkeljeve të përsëritura, ndërsa edhe Irani tha se nuk e konsideron më veten të detyruar ta respektojë atë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.