🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.81 ▼1.49%
ARI 4,153 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,562 ▲ +3.92% ETH $2,427 ▲ +6.34% XRP $1.3097 ▲ +2.89% SOL $96.1300 ▲ +3.95%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.81 ▼1.49 % ARI 4,153 ▲1.96 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.81 ▼1.49 % ARI 4,153 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA po konsumon me shpejtësi raketat e avancuara në luftën me Iranin

UASHINGTON, 9. gusht /ATSH – ANSA/ – Lufta kundër Iranit po konsumon me shpejtësi disa prej municioneve më të avancuara të Shteteve të Bashkuara, duke reduktuar rezervat e disponueshme në Evropë dhe Azi.

Kjo ka shkaktuar shqetësim në Pentagon për aftësinë e SHBA-së për t’u përballur njëkohësisht edhe me kriza të tjera, veçanërisht në rast të një përshkallëzimi me Rusinë ose Kinën.

Sipas New York Times, i cili citon zyrtarë të lartë amerikanë dhe perëndimorë, problemi lidhet kryesisht me raketat e mbrojtjes ajrore dhe armët me rreze të gjatë veprimi.

Edhe nëse prodhimi i këtyre armëve do të përshpejtohej, mund të duhen më shumë se dy vjet për të rikthyer në nivelet e mëparshme sasitë e përdorura gjatë konfliktit.

Lufta ka detyruar gjithashtu Pentagonin të zhvendosë drejt Lindjes së Mesme anije, avionë, sisteme mbrojtjeje dhe municione që ndodheshin në Evropë dhe Azi.

Nga rajoni Indo-Paqësor raportohet se janë zhvendosur një numër i konsiderueshëm raketash Tomahawk dhe sistemesh të tjera me rreze të gjatë, ndërsa qindra interceptorë të avancuar janë transferuar nga Koreja e Jugut dhe baza të tjera amerikane në Azi.

Situata po ngre shqetësime strategjike në Uashington, pasi një konsum i zgjatur i rezervave amerikane mund të kufizojë aftësinë e SHBA-së për të reaguar në të njëjtën kohë ndaj kërcënimeve të mundshme në Evropë dhe Indo-Paqësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.