🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.81 ▼1.49%
ARI 4,153 ▲1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,562 ▲ +3.92% ETH $2,427 ▲ +6.34% XRP $1.3097 ▲ +2.89% SOL $96.1300 ▲ +3.95%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.81 ▼1.49 % ARI 4,153 ▲1.96 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.81 ▼1.49 % ARI 4,153 ▲1.96 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zelensky në Serbi, Beogradi dhe Kievi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

BEOGRAD, 8 gusht /ATSH-Ukrinform/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur sot në Serbi, ku u prit zyrtarisht nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të vizitës së tij në Beograd.

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, dy presidentët zhvilluan bisedime, ku në fokus ishin zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe çështjet e sigurisë.

Në kuadër të vizitës, Ukraina dhe Serbia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e shëndetit të kafshëve.

Dokumenti u firmos nga ministri serb i Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Pylltarisë, Dragan Glamoçiç, dhe ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Lytvynenko, në prani të presidentëve Zelensky dhe Vuçiç.

Në programin e vizitës së presidentit ukrainas ishte përfshirë edhe një takim me kryeministrin serb, Đuro Macut.

Serbia do t’i ofrojë Ukrainës një paketë të re ndihme humanitare, e cila do të përfshijë mbështetje në sektorët e mjekësisë dhe energjisë.

Lajmin e bëri të ditur Zelensky gjatë një takimi me përfaqësues të medias në Beograd, pas bisedimeve me presidentin Vuçiç.

“Jemi mirënjohës që do të ketë një paketë të re ndihme humanitare nga Serbia për Ukrainën, veçanërisht në fushën e mjekësisë dhe energjisë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne”, deklaroi Zelensky.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se gjatë bisedimeve me Vuçiç u diskutua edhe për rimëkëmbjen e Ukrainës.

Sipas tij, Serbia ka rënë dakord të ndihmojë një qytet ukrainas, ndërsa ekipet e të dyja vendeve, kanë hartuar tashmë një plan për këtë mbështetje.

“U propozua të ndihmohej një qytet. Ekipet tona punuan gjatë gjithë natës dhe tashmë jemi rikthyer me një plan. Jam shumë i kënaqur me reagimin pozitiv të presidentit. Faleminderit, Serbi”, u shpreh Zelensky. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.