Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore
Avionët luftarakë britanikë morën pjesë për herë të parë të martën në mbrëmje në një stërvitje bërthamore së bashku me avionët francezë Rafale thanë sot në një deklaratë të përbashkët ministritë e mbrojtjes franceze dhe britanike.“Pas ngritjes nga baza ajrore Saint-Dizier në Francën verilindore, avionët luftarakë francezë Rafale, të shoqëruar nga avionët luftarakë RAF Typhoon (red.: Forcat Ajrore Mbretërore Britanike), simuluan një sulm bërthamor”, thanë ata në deklaratën e tyre.
Kjo stërvitje është pjesë e bashkëpunimit të zgjeruar midis dy vendeve për çështjen e parandalimit bërthamor, i cili u vendos në një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve të dy vendeve në Northëood në korrik 2025.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.