🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 26 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $64,493 ▲ +0.53% ETH $1,885 ▲ +1.29% XRP $1.1003 ▲ +0.71% SOL $75.0400 ▲ +1.12%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
26 Jul 2026
Breaking
Kronika

Forcat e Armatosura: Operacion për largimin e mbetjeve të rrezikshme kimike

Në zbatim të urdhrit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (SHSHPFA), si dhe të komandantit të Forcës Tokësore, prej disa ditësh efektivat e Kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (MADM) të Batalionit të Mbështetjes me Luftim të Forcës Tokësore,(bMLFT) janë angazhuar në mbështetje të operacionit që po zhvillon Komanda e Mbështetjes, për pastrimin dhe zhvendosjen e materialeve dhe mbetjeve kimike nga depot e Qafë – Mollës.

Operacioni që këto forca po zhvillojnë është delikat, por jo i papërballueshëm, pasi trajnimi që ato kanë kryer dhe kryejnë vazhdimisht gjatë stërvitjes së tyre ditore, i ka aftësuar në kryerjen me sukses të detyrave të kësaj natyre.  Sipas drejtuesit të trupave të kimisë në terren, toger Edison Veliko, deri në momentet që flasim është kryer një volum i madh pune për zhvendosjen e mbetjeve kimike, por ngelet ende shumë për të bërë. Kjo është edhe arsyeja, pse nuk mund të përcaktohet një datë e saktë, e përfundimit të procesit. Toger Veliko, garanton për profesionalizëm dhe angazhim maksimal të trupave që ai drejton, për përfundimin sa më shpejt dhe mbi të gjitha me cilësi dhe sukses të plotë të kësaj detyre, sa delikate po aq edhe të rëndësishme.

Trupa e kimisë përbëhet nga një personel i certifikuar për zhvillimin e këtij lloj operacioni dhe janë të pajisura me komplete mbrojtëse individuale nga më modernet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.