🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.66 ▲2.69%
ARI 4,549 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,894 ▲ +11.63% ETH $2,284 ▲ +19.01% XRP $1.1629 ▲ +15.72% SOL $87.2100 ▲ +12.73%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.66 ▲2.69 % ARI 4,549 ▲0.09 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.66 ▲2.69 % ARI 4,549 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

Forumi i Parisit, Johannes Hahn:Dalja e ndonjë vendi nga BE-ja nuk ndalon integrimin e Ballkanit

Ishte komisioneri Johannes Hahn ai që përshëndeti i pari çeljen e punimeve të këtij forumi. Në fjalën e tij, Hahn tha se “dalja e ndonjë vendi nga BE-ja nuk do të thotë ndalesë e integrimit të Ballkanit”. “Ndërlidhja e rajonit është me rëndësi për zhvillimin e tregtisë”, shtoi Hahn.
Emigracioni, çështjet e sigurisë, përfshirë këtu luftën kundër ekstremizmit, punësimi, rritja ekonomike dhe bashkëpunimi mes të rinjve, do të jenë çështjet që do të diskutohen në Samitin e Parisit, i cili vjen në kuadër të “Procesit të Berlinit”, një nismë e ndërmarrë 3 vite më parë nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Një proces, i cili kërkon të afrojë sa më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke stimuluar bashkëpunimin mes vendeve, por edhe duke financuar projekte konkrete në infrastrukturë.
Por këtë herë, ky samit vjen në një kohë kur BE-ja është duke u përballur me problemet e saj të brendshme, pas referendumit për daljen e Britanisë nga unioni. E duket se ky zhvillim do të ketë ndikim edhe në tryezën e Parisit.
Megjithatë, ndryshe nga dy samitet e mëparshme, këtë herë fokusi është vendosur më së shumti te bashkëpunimi i të rinjve, pa lënë mënjanë edhe investimet në infrastrukturë.
Në Paris do të nënshkruhet marrëveshja për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor, nismë kjo e kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Serbisë. Ajo do të ketë selinë në Tiranë dhe Komisioni Europian do të japë një milion euro, ndërsa do të paraqitet edhe skema e re pilote për 5 nëpunës civilë të rinj nga çdo vend i Ballkanit Perëndimor.
I pranishëm në këtë samit, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn pritet të zhvillojë një takim me 6 ministrat e Jashtëm të rajonit, ku ndër të tjera do të diskutojë edhe veprimet konkrete të ndërmarra për zgjerimin e Bashkimit Europian.
Duke u ndalur tek investimet, pritet që në Paris të miratohen 3 projekte gjithsej, ndër të cilat ato tonat për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit Tiranë-Rinas. Po ashtu edhe projekti hekurudhor i Serbisë dhe ai i Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.