☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 12 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
₿ CRYPTO
BTC $64,162 ▲ +0.15% ETH $1,808 ▲ +1% XRP $1.0985 ▼ -0.5% SOL $76.8700 ▼ -0.89%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165 EUR/USD 1.1422 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9692 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3762 EUR/TRY 53.6692 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6165
12 Jul 2026
Breaking
Kronika

Fshihte drogën mes pizhameve, kapet në Itali

Një shtetas shqiptar 26 vjeç, Sami Zoto, është arrestuar në port gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë Kufitare, Policisë Financiare dhe Agjencisë Doganore.

Pasi zbriti nga trageti që vinte nga Durrësi, shqiptari drejtonte një kamion të ngarkuar me pizhame, por ka shfaqur shenja nervozizmi, gjë që ka detyruar autoritetet të bëjnë një kontroll më të plotë.

Gjatë kontrollit policia dhe ushtria zbuloi 26 kg drogë të tipit marijuanë dhe 1 kg heroinë.

Ngarkesa u sekuestrua së bashku me automjetin me të cilin po transportohej, ndërsa shqiptari u arrestua.

Nga ana tjetër, gjatë disa kontrolleve të ditëve të fundit janë arrestuar edhe pesë qytetarë të tjerë shqiptarë që kishin urdhrin e ndalimit, ndërkohë që po përgatiteshin për të lënë vendin me anijet e linjës dhe dy të tjerë që kishin masën e ekspulsiv nga territori kombëtar, u ndaluan dhe arrestuan ndërsa përpiqeshin të ktheheshin në Itali pa autorizimin nga Ministria e Brendshme.

Vetëm një javë më parë nga porti i Durrësit kaluan 1.6 ton drogë duke mos u vënë re nga policia shqiptare.

Gazeta Dita

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.