🌤️
Tiranë 40°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,745 ▲0.21%
DOW 53,787 ▼0.01%
NASDAQ 26,573 ▲0.48%
NAFTA 82.65 ▼0.66%
ARI 4,492 ▲1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,648 ▼ -0.86% ETH $1,890 ▲ +0.07% XRP $1.0122 ▲ +0.21% SOL $75.8800 ▼ -0.21%
S&P 500 7,745 ▲0.21 % DOW 53,787 ▼0.01 % NASDAQ 26,573 ▲0.48 % NAFTA 82.65 ▼0.66 % ARI 4,492 ▲1.15 % S&P 500 7,745 ▲0.21 % DOW 53,787 ▼0.01 % NASDAQ 26,573 ▲0.48 % NAFTA 82.65 ▼0.66 % ARI 4,492 ▲1.15 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Kosova

Gani Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit

Gani Geci, i shoqëruar nga avokati i tij Gent Gjini, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe personave të tjerë, nën pretendimin se kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Pas dorëzimit të kallëzimit, Geci tha se vendimi është marrë për shkak të zhvillimeve politike në vend, për të cilat ai pretendon se mund të çojnë në rritje të tensioneve.

“Ne sot kemi dorëzuar një kallëzim penal kundër, s’po di a me i thënë kryeministrit, sepse ai është në detyrë që dy-tre vjet, edhe kundër të gjithë atyre që janë duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, deklaroi Geci.

Ai tha se Kushtetuta duhet të mbrohet në mënyrë të barabartë nga të gjitha institucionet dhe paralajmëroi pasoja nëse, sipas tij, vazhdojnë shkeljet.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është e imja, nuk është as e atyre të Kuvendit aty. Është e juaja, e qytetarëve, është e Republikës së Kosovës dhe duhet të mbrohet me të gjitha mjetet”, tha Geci.

Geci shtoi se ka shqetësime për situatën politike dhe se, sipas tij, tensionet mund të përshkallëzohen.

“Unë shoh tensione, prandaj kam ardhur këtu me bërë një kallëzim penal, sepse tensionet do të rriten dhe do të jenë të rrezikshme për vendin në të ardhmen. Sepse një njeri që dëshiron me qenë një farë diktatori, është i rrezikshëm për vendin”, u shpreh ai.

Avokati Gent Gjini tha se kallëzimi penal është ndërtuar mbi prova dhe fakte dhe iu referua edhe një vendimi të Gjykatës Supreme lidhur me ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe parlamentare.

“Unë si avokat i zotëriut Geci, veç të tjerash ky kallëzim penal në aspektin profesional është i ndërtuar mbi bazën e fakteve dhe provave”, tha Gjini.

Ai përmendi rastin e vendimit për një akt të nxjerrë nga ministri Hekuran Murati, duke pretenduar se ky vendim dëshmon papajtueshmërinë e ushtrimit të njëkohshëm të funksionit të deputetit dhe atij ekzekutiv.

“Para së gjithash kemi një vendim të Gjykatës Supreme e cila ia ndalon deputetëve që në të njëjtën kohë ta ushtrojnë postin e ekzekutivit. Pasi që kemi parë që një vendim i ministrit Hekuran Murati iu është shfuqizuar dhe është shpallur e pavlefshme, tani bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale që të ndërmarrë veprimet e nevojshme”, deklaroi Gjini.

Avokati tha se në kallëzimin penal është ngritur edhe çështja e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe përdorimit të parasë publike. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.