🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.34 ▲0.26%
ARI 4,017 ▲1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,823 ▲ +1.78% ETH $2,291 ▲ +2.16% XRP $1.2756 ▲ +2.09% SOL $92.8100 ▲ +1.44%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.34 ▲0.26 % ARI 4,017 ▲1.94 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.34 ▲0.26 % ARI 4,017 ▲1.94 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Gashi: Dita e Republikës na bashkon rreth vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, u ka dërguar urim qytetarëve, duke theksuar se kjo festë na bashkon rreth vlerave mbi të cilat ndërtohet dhe forcohet shteti ynë dhe na kujton përgjegjësinë e përbashkët për ta forcuar atë me vepra, vizion dhe përkushtim.

“2 Gushti na kujton idealet e lirisë dhe vetëvendosjes të vendosura në dy shtyllat e kësaj historie: Kryengritjes së Ilindenit (1903) dhe Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së në Prohor Pçinski (1944). Këto dy ngjarje historike përfaqësojnë vazhdimësinë e aspiratës për një shtet të ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve”, thekson Gashi në urimin.

Por, siç thekson, pesha e kësaj dite nuk qëndron vetëm në historinë që trashëgon, por edhe në shembullin që japim çdo ditë.“Ajo na fton të reflektojmë për atë se si i jetojmë idealet mbi të cilat u ndërtua Republika, na mat në mënyrën se si i respektojmë institucionet, si e mbrojmë demokracinë, si e dëgjojmë njëri-tjetrin dhe si e vendosim interesin e përbashkët mbi ndasitë”, shoi Gashi.

Prandaj, le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të ripërtërirë angazhimin tonë të përbashkët: institucionet të jenë shembull i integritetit, mediat zë i përgjegjësisë publike, qytetarët pjesëmarrës aktivë në demokraci, e secili prej nesh promovues i besimit, drejtësisë dhe bashkëjetesës.

“Jam i bindur se, duke ruajtur frymën e bashkëjetesës, duke promovuar dialogun, respektin dhe përgjegjësinë institucionale, do të vazhdojmë të ecim përpara drejt një shteti më të zhvilluar, më demokratik dhe më prosperues, të vendosur në rrugën e pakthyeshme të integrimit europian. Kjo është mënyra më e denjë për ta nderuar Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gëzuar 2 Gushtin – Ditën e Republikës!, thesoi Gashi në urimin drejtua qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.