⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,721 ▲0.57%
DOW 52,390 ▲0.06%
NASDAQ 26,463 ▲1.12%
NAFTA 99.97 ▼1.76%
ARI 4,072 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,680 ▲ +0.51% ETH $2,349 ▲ +0.95% XRP $1.3222 ▲ +1.56% SOL $100.9900 ▼ -0.15%
S&P 500 7,721 ▲0.57 % DOW 52,390 ▲0.06 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,072 ▲0.83 % S&P 500 7,721 ▲0.57 % DOW 52,390 ▲0.06 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,072 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gazetari gjerman: Si mediat serbe, pa kontekst, riprodhojnë narrativat e Kremlinit

Mediumi shtetëror rus Sputnik dhe disa portale pro-ruse në Serbi kanë transmetuar deklarata propagandistike të zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, në të cilat ajo përdor hapur propagandë lufte, duke i paraqitur ato si fakte.

Shkas për këta artikuj ishte paraqitja e presidentit rus Vladimir Putin me uniformë ushtarake gjatë një takimi kushtuar operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë.

Zakharova e përshkroi këtë veprim si një “sinjal të qartë” se Rusia, sipas fjalëve të saj, do ta “asgjësojë përfundimisht llumin terrorist neonazist në të gjitha frontet”, duke përdorur një retorikë që demonizon dhe çnjerëzon në mënyrë kolektive palën ukrainase.

Sputnik dhe media të tjera pro-ruse në Serbi e transmetuan deklaratën e Zakharovës pa distancë editoriale. Në këtë mënyrë, mesazhet propagandistike të zyrtarëve rusë shndërrohen në përmbajtje mediatike që kontribuon në normalizimin e gjuhës së urrejtjes dhe të retorikës së luftës.

Veçanërisht problematike është fakti se në këto tekste transmetohen pa verifikim edhe pretendimet e udhëheqjes ushtarake ruse për “çlirimin e plotë” të Konstantinovkës, si dhe për humbje të mëdha të pretenduara të ushtrisë ukrainase. Informacione të tilla burojnë ekskluzivisht nga burime zyrtare ruse, nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur dhe përbëjnë pjesë të luftës informative që shoqëron konfliktin në Ukrainë.

Përdorimi i shprehjeve si “llum terrorist neonazist”, është shembull i një teknike propagandistike. Një retorikë e tillë synon të justifikojë vazhdimin e agresionit ushtarak, ta paraqesë luftën si të ligjshme dhe të zhvlerësojë çdo mundësi dialogu.

Retorika nxitëse e luftës pa “filtër” në mediat serbe

Media dhe portale në Serbi, si Sputnik Srbija, B92 dhe Politika, kanë vazhduar të përhapin propagandën.

Portali B92 e publikoi këtë lajm me titull sensacionalist: “Zemërim në Moskë: ‘Sinjali është i qartë, do ta përfundojmë këtë’“, duke transmetuar drejtpërdrejt deklaratat për “eliminimin e llumit terrorist neonazist”, çka i dha legjitimitet institucional narrativës së Moskës.

Ndërkohë, gazeta më e vjetër ditore Politika, në edicionin e saj online, shërbeu gjithashtu si platformë për mesazhet gjeopolitike ruse, duke publikuar artikuj si: “Zakharova: Do të vazhdojmë t’i realizojmë objektivat tona deri në fund.”

Gazetari gjerman paralajmëroi për përhapjen e propagandës në mediat serbe

Gazetari gjerman dhe analisti afatgjatë – njohës i Ballkanit Perëndimor, Thomas Brey, paralajmëroi publikisht në platformën X për një shembull të qartë të riprodhimit të narrativave të Kremlinit:

“Propagandë e pastër: Si mediat serbe riprodhojnë narrativat e Kremlinit një për një, pa kontekst apo sfond.”

Brey theksoi se përmbajtjet e mediumit shtetëror rus Sputnik transmetohen pothuajse menjëherë dhe pa ndërhyrje editoriale në një pjesë të hapësirës mediatike të Serbisë, duke u dhënë mesazheve propagandistike të Kremlinit shtrirje dhe legjitimitet shtesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.