☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,515 ▼0.79%
DOW 52,499 ▼0.26%
NASDAQ 25,873 ▼1.55%
NAFTA 80.81 ▲3.42%
ARI 4,032 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $62,576 ▼ -0.62% ETH $1,780 ▼ -0.4% XRP $1.0683 ▼ -1.07% SOL $75.0300 ▼ -1.86%
S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 80.81 ▲3.42 % ARI 4,032 ▲0.65 % S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 80.81 ▲3.42 % ARI 4,032 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Bota

GJEOGRAFI – Cili është liqeni gjigant që mban 16% të ujit të ëmbël të Tokës?

Me një gjatësi të jashtëzakonshme prej 673 kilometrash  liqeni  i Tanganikës në Afrikë nuk është vetëm liqeni me ujë të ëmbël më i gjatë në planet, por edhe një mrekulli natyrore me përmasa mbresëlënëse.

Me një thellësi maksimale prej 1470 metrash, ai renditet i dyti në botë pas Liqenit Bajkal.

Ky basen gjigant përmban rreth 19.000 kilometra kub ujë, që përbëjnë afërsisht 16% të të gjithë ujit të ëmbël në gjendje të lëngshme që ndodhet në sipërfaqen e Tokës.

Liqeni u formua 9 deri në 12 milionë vjet më parë përgjatë Rift Valley-t Perëndimor, aty ku çarja e madhe gjeologjike vazhdon të ndajë pllakën somaleze nga ajo nubiane.

Sot, ujërat e tij përshkojnë territoret e Burundit, Republikës Demokratike të Kongos, Tanzanisë dhe Zambisë, duke krijuar një ekosistem të jashtëzakonshëm me mbi 2.000 lloje kafshësh dhe bimësh, shumica e të cilave gjenden vetëm në këtë liqen.

Sipas të dhënave zyrtare të Guinness World Records, Liqeni Tanganika ka një gjatësi maksimale prej 673 kilometrash, ndërsa gjerësia e tij varion nga 16 deri në 72 kilometra.

Forma e tij e ngushtë dhe e zgjatur nuk është rastësi, por pasojë e drejtpërdrejtë e origjinës së tij tektonike.

Përveç gjatësisë së jashtëzakonshme, Tanganika është edhe një nga liqenet më të thellë në botë.

Në pikën më të thellë arrin 1.470 metra, ndërsa thellësia mesatare është rreth 570 metra, duke e bërë liqenin e dytë më të thellë në Tokë pas Bajkalit në Rusi.

Baseni i tij gjigant mban afro 19.000 kilometra kub ujë, një sasi e jashtëzakonshme që përfaqëson rreth 16% të rezervave të ujit të ëmbël në gjendje të lëngshme në sipërfaqen e planetit.

Liqeni Tanganika është kështu jo vetëm një thesar i biodiversitetit, por edhe një dritare e rrallë për të kuptuar evolucionin e Tokës dhe proceset e saj të brendshme gjeologjike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.