🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.37 ▲0.29%
ARI 4,030 ▲2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,200 ▲ +1.89% ETH $2,303 ▲ +2.19% XRP $1.2767 ▲ +1.84% SOL $93.1800 ▲ +1.29%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.37 ▲0.29 % ARI 4,030 ▲2.27 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.37 ▲0.29 % ARI 4,030 ▲2.27 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – AfD-ja në 43% përpara zgjedhjeve kyçe parlamentare në Sanksoni-Anhalt

MAGDEBURG, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka arritur në 43% në sondazhe, më pak se katër javë para zgjedhjeve parlamentare rajonale në landin lindor të Saksonisë-Anhalt, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Sondazhi, i kryer nga instituti kërkimor “pollytix” me qendër në Berlin dhe porositur nga organizata e fushatave “Campact”, e rendit Bashkimin Kristian Demokrat (CDU) të kancelarit Friedrich Merz në vendin e dytë me 23%.

Partia ”E Majta” (”Die Linke”) renditet e treta me 13%, e ndjekur nga Socialdemokratët (SPD) me 7% dhe Të Gjelbrit me 5%, që është edhe pragu minimal për përfaqësim në parlament.

Aleanca populiste e Sahra Wagenknecht (BSW) dhe Partia e Demokratëve të Lirë (FDP) nuk arrijnë pragun prej 5%, duke marrë përkatësisht 4% dhe 2%.

Rezultatet tregojnë se AfD-ja nuk do të mund të qeveriste e vetme në Saksoninë-Anhalt, pasi edhe me 43% të votave nuk do të kishte shumicën e nevojshme në parlament.

Kjo do të thotë se partia do të duhej të gjente një partner koalicioni për të formuar qeverinë, nëse rezultati i sondazhit do të përsëritej në zgjedhjet e ardhshme. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.