☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,641 ▲ +0.26% ETH $2,259 ▲ +0.45% XRP $1.2556 ▼ -0.33% SOL $95.7600 ▼ -0.79%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Bie ndjeshëm numri i kërkesave për azil

BERLIN, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme gjermane,  numri i personave që kanë kërkuar azil në Gjermani ka rënë ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026 krahasuar me një vit më parë.

Sipas autoriteteve, nga janari deri në qershor 2026 janë regjistruar 39 646 kërkesa të para për azil.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2025,  Zyra Federale pë Emigracionin dhe Refugjatët  (BAMF) kishte marrë 61 336 kërkesa, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2024 numri ishte rreth 121 mijë.

Më 12 qershor hynë në fuqi rregulla të reja për azilin, në të gjithë Bashkimin Evropian, të cilat, mes të tjerash, ua lehtësojnë shteteve anëtare kthimin e migrantëve drejt vendeve të treta edhe nëse ata nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ato vende.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, pasi mori detyrën në prill 2025, urdhëroi forcimin e kontrolleve kufitare dhe autorizoi policinë federale të refuzojë në kufi azilkërkuesit, me përjashtim të personave të sëmurë, grave shtatzëna dhe rasteve të tjera që kanë nevojë për mbrojtje të veçantë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë kthyer ose deportuar 14 270 persona në kufijtë gjermanë.

Po ashtu, autoritetet arrestuan 494 persona të dyshuar për kontrabandë emigrantësh dhe identifikuan 4 074 persona ndaj të cilëve kishte urdhra të pazbatuara arresti. /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.