🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.27 ▲0.84%
ARI 3,931 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,514 ▼ -2.41% ETH $2,244 ▼ -2.11% XRP $1.2500 ▼ -0.41% SOL $91.4600 ▼ -3.63%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.27 ▲0.84 % ARI 3,931 ▼0.97 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.27 ▲0.84 % ARI 3,931 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Siegmund: AfD shkroi historinë

BERLIN, 6 shtator /ATSH-AFP-DPA/ – Partia e ekstremit të djathtë AfD në Gjermani ka “shkruar historinë”, pas fitores së saj të thellë në zgjedhjet e sotme në Saksoni-Anhalt, deklaroi udhëheqësi i saj rajonal, megjithëse mbetet e paqartë nëse pjesa e saj e votave do të jetë e mjaftueshme për të qeverisur këtë ish-land të Gjermanisë Lindore.

“Ne kemi nevojë për ndryshime themelore politike në këtë vend, me një politikë që më në fund kujdeset përsëri për interesat tona, për vendin tonë”, tha Ulrich Siegmund për transmetuesin publik, ARD pasi u shpallën rezultatet e para.

Partia e ekstremit të djathtë gjerman ”Alternative fur Deutschland” (AfD) është gati për një fitore të qartë në shtetin lindor të Saksoni-Anhaltit, treguan sondazhet paszgjedhore, por një shumicë qeverisëse e paprecedentë për partinë e ekstremit të djathtë mbetet e pasigurt.

Sondazhet paszgjedhore nxjerrin fituese AfD me 44,5% të votave.

Nën udhëheqjen e kandidatit karizmatik Ulrich Siegmund, AfD shpreson të anashkalojë pengesën në Saksoni-Anhalt duke siguruar shumicën absolute të vendeve në parlamentin e shtetit në Magdeburg dhe duke i lejuar asaj të bëhet partia e parë e ekstremit të djathtë që qeveris një shtet gjerman që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sondazhet paszgjedhore sugjerojnë se një treshe partish të krahut të majtë – E Majta, e Gjelbra dhe Social-demokratët (SPD) – kanë kaluar lehtësisht pragun prej 5% të nevojshëm për të fituar vende në parlament, me parashikimet e para të bazuara në numërimin e pjesshëm të votave që priten së shpejti.

Aleanca populiste ”Sahra Wagenknecht” (BSW) mund të dalë si vendimtare, me partinë që luhatet pranë 5% në sondazhet paszgjedhore./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.