⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.34% ETH $2,245 ▲ +0.8% XRP $1.1673 ▼ -1.24% SOL $89.9900 ▲ +0.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Gjobitja e të riut në Shëngjin, Lamallari: Plazhet janë për pushuesit, jo për aventurierët që luajnë me jetën e të tjerëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas një rasti të konstatuar në plazhin e Shëngjinit, ku një mjet lundrues ka shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Lamallari bëri të ditur se ndaj autorit të shkeljes janë marrë masa të menjëhershme administrative, me gjobë në vlerën 500 mijë lekë të reja dhe bllokimin e mjetit lundrues.

“Plazhet tona janë për familjet dhe pushuesit, jo për aventurierët që luajnë me jetën e të tjerëve. Kush sfidon ligjin dhe vë në rrezik shëndetin dhe jetën e turistëve, do të përballet me pasojat pa asnjë tolerancë dhe vonesë”, theksoi ministri.

Ai nënvizoi se institucionet do të vijojnë kontrollet intensive përgjatë gjithë sezonit turistik, duke garantuar zbatimin e ligjit dhe sigurinë në të gjitha zonat bregdetare.

Ministri Lamallari shprehu gjithashtu mirënjohje për qytetarët që denoncojnë raste të tilla, si edhe për mediat që kontribuojnë në evidentimin e shkeljeve, duke theksuar se siguria e pushuesve është prioritet dhe nuk është objekt kompromisi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.