🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.00 ▲0.91%
ARI 4,210 ▼1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,774 ▼ -1.57% ETH $1,640 ▼ -1.67% XRP $1.1298 ▼ -1.74% SOL $65.1700 ▼ -1.14%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.00 ▲0.91 % ARI 4,210 ▼1.78 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.00 ▲0.91 % ARI 4,210 ▼1.78 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Apelit: Ardian Fullani në “arrest shtëpie”

fullaniËshtë lënë i lirë nga Gjykata e Apelit ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Gjykata e Apelit i komunikoi sot rreth orës 15:30 masën ‘arrest shtëpie’, duke i dhënë fund qëndrimit të Fullanit pas hekurave të qelisë. Edhe pse Gjykata e Apelit ka dhënë masën me ‘arrest shtëpie’, për ish-Guvernatorin Ardian Fullani, avokati i tij mbrojtës u shpreh për mediat se do të bëhet rekurs në Gjykatë. Sipas Haxhias, Fullani duhet të ishte hetuar i lirë dhe pa asnjë masë sigurie. Për rreth 30 minuta, Gjykata e Apelit ka ndërtuar provat dhe faktet sa i takon gjykimit të çështjes së Fullanit. “Vendimi i sotëm ishte, pavarësisht në favor, nuk ishte në stadin e atyre vendime, pasi kërkuam të mos kishte asnjë masë sigurie. Do bëjmë rekurs në Gjykatë. Nuk kam thënë se ka përgjegjësi penale Këshilli Mbikëqyrës. Ardian Fullani nuk mund të ndahet nga përgjegjësitë e Këshillit”-tha Haxhia.
Në seancën gjyqësore, Fullani është shprehur se në detyrën e tij është udhëhequr nga ligji, pasioni dhe devotshmëria. “Punova për ngritjen e një institucioni bazuar në ligj, model për bankat qendrore dhe evropiane.Vjedhja në Bankën e Shqipërisë ishte një veprim i ulët dhe i shkëputur. Sapo u konstatua vjedhja në thesar, ne bashkëpunuam ngushtë me prokurorinë”, u shpreh Fullani.
Nga ana tjetër, Prokuroria ka sjellë dëshmi të saj, duke ‘luftuar’ që ish-Guvernatori Ardian Fullani të ngelet në burg dhe mos të lirohet, ndonëse kjo gjë nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit. Nga ana e Prokurorisë, janë sjellë dëshmi të forta nga ana e Këshill Mbikëqyrës, si në rastin e dëshmisë së Dhori Kules, apo dhe Ardian Civicit.
Aktualisht, Fullani po hetohet edhe për shkelje të tjera në detyrë, pasi vetëm pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar një tjetër dosje për abuzime me fondet publike.

1 Koment

  • ilirjan 17 September 2014, 05:56

    Pune maskarenjsh njeri ben sikur kerkon masen me te rend dhe tjetri e liron ,nje skenar i njohur ne drejtesin shqipetare,kete vegel qe sali dirigjenti e drejton nga zyra e vete .turp kote sthone hajduti mbron hajdutin

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.