⛅
Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,022 ▲ +0.36% ETH $2,249 ▲ +0.98% XRP $1.1626 ▼ -3.08% SOL $90.2200 ▲ +0.82%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Gogu në Strasburg: Forcimi i standardeve të Konventës Europiane, pjesë e pandarë e rrugës drejt BE-së

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot një takim në Strasburg me Presidentin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Mattias Guyomar.

Në fokus të bisedimeve ishte zbatimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe progresi i reformës në drejtësi në Shqipëri.

Gogu vlerësoi Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut si një nga shtyllat themelore të sistemit europian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke theksuar se forcimi i zbatimit të standardeve të Konventës në nivel kombëtar është një element kyç për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Në takim ishte i pranishëm edhe gjyqtari shqiptar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Darian Pavli, me të cilin u ndanë përvojat mbi procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri Gogu tha se “Në Strasburg pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Mattias Guyomar. Diskutuam mbi zbatimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe progresin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mbetet një nga shtyllat themelore të sistemit europian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Për Shqipërinë, forcimi i zbatimit të standardeve të Konventës në nivel kombëtar është pjesë e pandashme e ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe e rrugës sonë drejt Bashkimit Europian. I lumtur gjithashtu që në këtë takim ishte i pranishëm edhe gjyqtari shqiptar në Gjykatë, Darian Pavli, me të cilin kemi ndarë vite pune në procesin e reformës në drejtësi.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.