Goldstein: Ja katër mesazhet që Banka Boterore ka për Shqipërinë
Ellen Goldstein, drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor e grupit të Bankës Botërore gjatë fjalës së saj në konferencën e ambasadorëve që u zhvillua në Tiranë në lidhje me prioritete për zhvillimin ekonomik të vendit dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor artikuloi qartë disa këshilla :
“I pari : Është që transformimi ekonomik i Shqipërisë prej viteve ’90 ka qenë i thellë duke shfrytëzuar potencialin e madh dhe mundësitë e vendit. Me popullsinë e re që ka, është e lehtë që Shqipëria ‘ta harrojë’ këtë transformim. Në dekadën parakrizës financiare globale, ekonomia shqiptare po rritej me rreth gjashtë përqind çdo vit dhe varfëria ishte përgjysmuar. Mesatarja e zhvillimit në gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor ishte rreth pesë përqind duke bërë që të ardhurat për frymë të rriteshin, duke përbërë nga 20 përqind të mesatares së BE-së në fund të viteve ’90 në 30 përqind deri në vitin 2008. Pritshmëria ishte që kjo tendencë do të vazhdonte derisa të arriheshin të njëjtat standarde jetese si në shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
I dyti : Është se kriza financiare globale ekspozoi dobësitë e këtij modeli rritjeje dhe vuri në dukje nevojën për të kaluar nga një zhvillim/rritje të nxitur nga konsumi në një zhvillim të nxitur nga investimet dhe eksportet. Me lejoni të shpjegohem: Konsumi ishte shtytësi dominues i zhvillimit në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor para krizës globale që realizohej përmes remitancave, prurjeve nga ndihmat dhe prurjeve të tjera kapitale. Kur filloi kriza financiare, zhvillimi në Ballkanin Perëndimor ndaloi, remitancat dhe investimet ranë dhe u rrit papunësia e varfëria. Mesatarisht rritja në rajon ishte pothuajse zero gjatë periudhës 2009-2014, ku në Serbi u pa një recesion i trefishtë që e rëndoi situatën në të gjithë rajonin në tërësi.
Në mënyrë që të rigjallërohet rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të punës, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të realizojnë një kalim të rëndësishëm nga politika zhvillimi që shohin brenda në politika që shohin jashtë. Përvoja mbarëbotërore demonstron se vendet e vogla nuk bëhen të begata duke parë nga brenda. Integrimi në ekonominë botërore përmes zhvillimit të nxitur nga eksportet ka qenë themeli i suksesit për vende, nga Korea e Jugut deri në Kosta Rika, nga Singapori deri në Sllovaki. Tipikisht, ndërsa vendet shkojnë drejt statusit të të ardhurave të larta, vlera e eksporteve të tyre rritet duke shkuar drejt 100 përqind të të ardhurave kombëtare ose më shumë. Në Ballkanin Perëndimor aktualisht eksportet përbëjnë 20-55 përqind të të ardhurave kombëtare – shenjë kjo e një integrimi të dobët në tregjet rajonale, europiane dhe globale. Kjo është arsyeja se përse Kryeministri shqiptar ka ndërmarrë nismën për të bashkëpunuar me kolegët e tij në Ballkanin Perëndimor për të realizuar një Plan Veprimi të Përbashkët për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor, Plan ky, që synon të kapërcehen barrierat në rajon ndaj integrimit të rajonit me BE-në dhe të rajonit me botën. Banka Botërore synon të mbështesë zbatimin e kësaj nisme të rëndësishme përgjatë tri viteve të ardhshme.
I tretë : Është se shenjat e hershme të rikuperimit të nxitur nga investimet dhe eksportet duhet të mbështeten përmes përpjekjeve më të thella për reforma thelbësore si dhe përmes transformimit të ekonomisë. Çfarë dua të them me “reforma thelbësore si dhe përmes transformimit të ekonomisë” Dëshiroj të theksoj pesë fusha kritike:
Sigurimi i stabilitetit makro-fiskal dhe në sektorin financiar. Qeveria e ka çuar me vendosmëri vendin në një rrugë afatmesme drejt qëndrueshmërisë makro-fiskale, ka eliminuar një pjesë të madhe detyrimesh të pashlyera dhe ka filluar të adresojë nivelin e lartë të kredive të këqija në sektorin bankar. Vazhdimi i kësaj rruge është thelbësor për të reduktuar nivelin e lartë të borxhit publik, për të përmirësuar cilësinë e shpenzimeve publike dhe për të forcuar më tej sektorin financiar.
Përmirësimi i qeverisjes dhe i realizimit të shërbimeve publike. Baza e çdo vendimi për investim është një mjedis i parashikueshëm politikash dhe një shtet ligjor i besueshëm. Përpjekje të vazhdueshme nevojiten për të përmirësuar qeverisjen, reduktuar korrupsionin dhe përmirësuar barazinë, cilësinë dhe efikasitetin e realizimit të shërbimeve publike. Shqipëria po shkon drejt këtij drejtimi me reformimin e administratës publike dhe modernizimin e ndërfaqes ndërmjet qytetarëve dhe ofruesve të shërbimeve publike me synimin që të luftohet korrupsioni dhe të ndërtohet një marrëdhënie me më shumë besim dhe me llogaridhënie të qartë ndërmjet Qeverisë dhe qytetarëve.
“Çlirimi” i fuqisë së sektorit privat. Me ndryshime të konsiderueshme nga njëri vend tek tjetri, Ballkani Perëndimor gjendet diku tek “niveli mesatar mediokër”në vlerësimet globale të klimës së investimeve si Indeksi Global i Konkurrueshmërisë ose Të bësh biznes. Në mënyrë që të rriteni shpejt, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë klimë investimesh të klasit botëror, në një mjedis stabiliteti politik dhe parashikueshmërie politikash.
Shqipëria ka zbatuar reforma në fushën e lejeve të ndërtimit për të reduktuar barrierat ndaj investimeve – ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Reforma të tjera të sistemeve si regjistrimi i pronave, zbatimi i kontratave dhe rritja e efikasitetit administrativ janë thelbësore dhe në proces realizimi. Si ambasadorë, ju sigurisht që dëgjoni përvojat e investitorëve të huaj në Shqipëri dhe kjo vë theksin tek lidhja ndërmjet klimës së investimeve dhe qeverisjes së mirë. Të gjitha ekonomitë e pasura të vendeve të OECD-së, të cilat janë në krye përsa i përket lehtësisë së të bërit biznes, janë gjithashtu në krye të listës globale për procese rregulatore efikase dhe institucione ligjore të fuqishme.
Eliminimi i barrierave për punësim dhe pjesëmarrje në tregun e punës. Papunësia në rajon mbetet e lartë, mesatarisht 22 përqind. Veçanërisht e lartë është papunësia afatgjatë, e cila në prani të rritjes pozitive sugjeron se ka probleme strukturore që kufizojnë rritjen e punësimit. Ndërsa zhvillimi i kohëve të fundit ka krijuar shtimin e mirëpritur të vendeve të punës në sektorin privat, punësimi mbetet në nivelin e parakrizës për shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Punësimi dhe pjesëmarrja e fuqisë punëtore janë shumë të ulëta krahasuar me standardet globale si për të rinjtë, ashtu edhe për gratë dhe minoritetet. Ndërsa nevojiten më shumë investime dhe më shumë vende pune për të stimuluar kërkesën për fuqi punëtore, nevojitet gjithashtu të punohet në drejtim të aktivizimit të punëtorëve, të eliminimit të barrierave në tregun e punës dhe për të siguruar mundësi të barabarta ekonomike për të gjithë qytetarët.
Shqipëria vazhdon të mbështetet shumë në eksportin e mallrave të padiversifikuara dhe ka vuajtur pasojat e rënies së çmimit të mallrave. Disa vende, veçanërisht Serbia dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë kanë pasur një farë suksesi në rritjen e vlerës së eksporteve, ndërsa përmirësojnë sofistikimin e eksporteve dhe fusin investitorët e tyre në zinxhirët globalë të vlerave, sidomos në industrinë e automjeteve. Ofrimi i mallrave e shërbimeve për tregje më të mëdha rajonale dhe për tregje globale kërkon që puna të përqendrohet vazhdimisht tek krijimi i një mjedisi tërheqës për biznesin brenda vendeve dhe bashkëpunim brenda Ballkanit Perëndimor për të lehtësuar tregtinë dhe tranzitin.
I katërti : Është se diplomatët shqiptarë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zbatimin e kësaj axhende që synon të arrijë zhvillim dhe begati afatgjatë për vendin tuaj. Ju keni pozicione unike dhe mund të bëni të mundur që bota ta kuptojë se sa shumë rrugë ka bërë Shqipëria gjatë 25 viteve të fundit dhe se si ju po lindni si një komb europian modern me një fuqi punëtore të re dhe me njohuri për teknologjinë. Jam e sigurtë se edhe “promocioni i investimeve” është pjesë e përshkrimit tuaj të punës, – por të qenit dashamirës i Shqipërisë vetëm do të ndihmojë dhe nuk do të prishë punë. Investitorët kanë nevojë për një vlerësim të sinqertë të mundësive dhe risqeve – dhe sinqeriteti do të nxisë besimin. Gjithashtu, ju jeni në pozitat më të mira për të marrë përshtypjet e investitorëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të çoni punët para në vendin tuaj. Si liderë të opinionit në vendin tuaj dhe jashtë tij, ju keni më shumë influencë në artikulimin e rëndësisë dhe të rezultateve të pritura prej reformave ekonomike. Ju mund të jeni ushtruesit e standardit për një epokë të re bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor me synimin për të përparuar së bashku në lidhje me axhendën e hyrjes në BE dhe për zhvillimin e ekonomive tuaja përmes integrimit në tregjet rajonale dhe globale. Jo çdokush mund ta bëjë këtë, por për shkak të pozicioneve tuaja, ju mund t’i jepni trajtë të ardhmes së vendit tuaj brenda Ballkanit, në Europë dhe në botë.
Këto mesazhe tregojnë se axhenda për veprim e qeverisë shqiptare është e pasur