⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 102.07 ▼0.69%
ARI 4,079 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,194 ▲ +0.3% ETH $2,357 ▲ +0.24% XRP $1.3274 ▲ +0.23% SOL $102.3000 ▲ +1%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 102.07 ▼0.69 % ARI 4,079 ▲0.68 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 102.07 ▼0.69 % ARI 4,079 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Grenell: Qeveria Kurti refuzoi paratë e SHBA për gazin

Ish- emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po qëndron në Kosovë.
Ai ka folur për mediet në Kosovë teksa ka thënë se akuzat e opinionistit serb, Dusan Janjiq se ai paguhet nga Serbia janë të pavërteta. Grenell ka folur edhe për punën e gazit, duke thënë se Kosova ka refuzuar të pranojë para nga ShBA për të shtyrë përpara projektin e gazit.

“Ne kemi parë këtë opinionistin nga Serbia që ka bërë këtë akuzën e rëndë për mua se jam duke u paguar nga Serbia. Kjo s’është e vërtetë aspak. Është lajm i rremë. Nuk mendoj se mediat duhet të raportojnë një gjë të tillë. Është thashethem. Mediat kanë përgjegjësinë të raportojnë vetëm faktet”, ka thënë ai.

Duke e quajtur përdorimin e qymyrit si të dëmshëm, Grenell ka kritikuar qeverinë Kurti për refuzim të të hollave të ShBA-së për projektin e gazit që sipas tij do të ishte më i lirë.

“Në Kosovë është nevoja që të hiqet qymyri nga përdorimi. Është i dëmshëm. Çfarë kemi parë prej qeverisë aktuale është një refuzim për të hollat e ShBA-së për gazin. Do të ishte më lirë dhe më e shëndetshme për njerëzit e Kosovës. Do të dëshiroja që ambasada amerikane të ishte më e qartë në këtë drejtim. Ata e humbën mundësinë që të jenë më të qartë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.