☁️
Tiranë 14°C · Vranët 21 April 2026
S&P 500 7,109 ▼0.24%
DOW 49,443 ▼0.01%
NASDAQ 24,404 ▼0.26%
NAFTA 86.25 ▼1.34%
ARI 4,806 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,911 ▲ +2.18% ETH $2,318 ▲ +2.08% XRP $1.4323 ▲ +2.26% SOL $85.7100 ▲ +1.84%
S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.25 ▼1.34 % ARI 4,806 ▼0.47 % S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.25 ▼1.34 % ARI 4,806 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Kronika

Grupi i miqësisë Shqipëri-SHBA, hiqen Doshi, Frroku dhe Ndreu

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka arritur ta zgjidhë vetë ngërçin e krijuar në formimin e grupit parlamentar të miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së.ambasadaameric

Parlamenti publikoi pasditen e kësaj të premte lista e re me 36 anëtarët e këtij grupi miqësie, i cili u bë shkak për shtyrjen e këtij takimi.

Nga ky grup janë hequr emrat e tre deputetëve të cilët janë: Tom Doshi, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu. Ky grup kryesohet nga Pandeli Majko.

Po ashtu, emri i Tom Doshit është hequr si kryetar i grupit të miqësisë Shqipëri-Australi dhe është zëvendësuar nga ai i Ervin Bushatit.

Deputetët pjesë të grupit të miqësisë SHQIPËRI – SHBA:
Pandeli Majko – Kryetar
Agron Duka
Albana Vokshi
Aldo Bumçi
Alfred Peza
Anastas Angjeli
Arben Imami
Artur Bushi
Dashmir Peza
Eduard Selami
Eduart Bejko
Ervin Koçi
Fatmir Mediu
Fidel Ylli
Flamur Noka
Gerti Bogdani
Halim Kosova
Helidon Bushati
Kejdi Mehmetaj
Keltis Kruja
Kozma Dashi
Liljana Elmazi
Mesila Doda
Monika Kryemadhi
Myqerem Tafaj
Olta Xhaçka
Rakip Suli
Robert Bitri
Roland Keta
Sherefedin Shehu
Taulant Balla
Valentina Leskaj
Vangjel Dule
Vangjel Tavo
Vasilika Hysi
Ylli Shehu

Ndreu: Nuk isha pjesë e listës, jam i pastër si kristali

Pas lajmit për listën e re të deputetëve të cilët do bëhen pjesë e grupit të miqësisë Shqipëri-SHBA, erdhi edhe reagimi i deputetit Ndreu.

“Një informacion mediatik bën fjalë për heqjen e emrit tim nga lista e miqësisë Shqipëri-Amerikë ! E para unë nuk di të kem qënë pjesë e listës së miqësisë Shqipëri –SHBA, se nuk ma ka thënë asnjeri deri më sot. E dyta, edhe nëse kam qenë dhe jam heq nuk besoj se është rekomandim i Ambasadës amerikane, por një loje që dikush e luan dhe përdor dhe emrin tim. Nuk besoj se Ambasada amerikane ka rënë në kurthin e dizinformacioneve të politikës shqiptare ! E treta, nuk jam pjesë e as nuk kam për të qenë kurrë as unë e as familja ime e asnjë inkriminimi. Askush nuk më përbalt dot. Unë jam Pjerin Ndreu i pastër si kristali”, shkruan Ndreu në “Facebook”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.