☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.41 ▲1.51%
ARI 4,060 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,036 ▲ +1.22% ETH $2,361 ▲ +1.75% XRP $1.3410 ▲ +2.97% SOL $101.8200 ▲ +1.24%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.41 ▲1.51 % ARI 4,060 ▼0.37 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.41 ▲1.51 % ARI 4,060 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Hahn në Beograd: Në interes të BE-së është një Ballkan me prosperitet

Hahn është duke qëndruar për vizitë në Serbi ku mori pjesë në një mbledhje të qeverisë së saj.

Pas takimit me komisionerin për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë, kryeministri Aleksandar Vuçiç deklaroi se në mbledhje janë diskutuar tri çështje: vazhdimi i rrugës evropiane të Serbisë, përparimi ekonomik dhe politika rajonale.

“Kemi biseduar për obligimet tona në rrugëtimin evropian përmes kapitullit 35, i cili për ne është më i vështiri sepse ka të bëjë me Kosovën dhe ky paraqet kusht para kapitujve të tjerë 23 dhe 24, çështjen e mbrojtjes së pakicave dhe luftën kundër krimeve dhe kriminelëve të luftës, të cilat u theksuan nga Hahn”, tha Vuçiç.

Sipas tij politika rajonale është një çështje kyçe e cila i preokupon, ndërsa njoftoi se në mbledhjen qeveritare ka pasur qëndrime të kundërta brenda anëtarëve të qeverisë, pasi disa prej tyre siç tha, “e kanë pasur të vështirë të pranojnë vendimin që të mos përgjigjemi ndaj provokimeve të Kroacisë, duke u përplasur me qëndrimet mia.”

Komisioneri Johhanes Hahn në fillim të fjalës së tij tha se të gjithë së bashku janë të vendosur për të shkuar drejt qëllimit final që është anëtarësimi i Serbisë në BE. Siç tha ai, pas Brexitit janë shfaqur dyshime për zgjerimin, por në Samitin e Ballkanit Perëndimor të gjithë liderët evropianë shprehën angazhimin e tyre në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.