⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.36 ▼1.47%
ARI 4,207 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,351 ▲ +0.5% ETH $2,505 ▼ -1.25% XRP $1.3657 ▼ -1.85% SOL $106.7000 ▼ -3.43%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.36 ▼1.47 % ARI 4,207 ▲0.4 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.36 ▼1.47 % ARI 4,207 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hapja e fushatës së LDK-së, Osmani: Ejani me familjet tuaja, me shpresën se më e mira për Kosovën po vjen

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila gjithashtu udhëheq listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 7 qershorit dhe është kandidate e kësaj partie për presidente, ka shpallur zyrtarisht fillimin e fushatës elektorale.

Në një ftesë për qytetarët, Osmani theksoi rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e vendit.

“Po hyjmë në një moment vendimtar për të ardhmen tonë, në një moment ku zëri juaj, besimi juaj dhe energjia juaj bëhen forca më e madhe që e çon Kosovën përpara. Prandaj ju ftoj të na bashkoheni sot në hapjen e fushatës dhe prezantimin e kandidatëve të listës sonë dhe programit tonë në orën 18:00 në sallën ‘1 Tetori’, në Prishtinë”, deklaroi Osmani.

Ajo bëri thirrje për unitet dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve, duke theksuar se bashkimi rreth vizionit, dinjitetit dhe punës së ndershme është çelësi për suksesin e Kosovës.

“Le ta dëshmojnë të gjithë së bashku se Kosova fiton kur bashkohemi rreth vizionit, dinjitetit dhe punës së ndershme. Ejani me familjet tuaja, me shpresën tuaj dhe me besimin se më e mira për Kosovën po vjen. Ju pres me zemër të bashkohemi për atdheun tonë”, shtoi Osmani. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.